Raporti: Shqipëria, vendi me sistemin shëndetësor më të keq në EvropëNga TemaShqipëria është ndër vendet me kujdesin shëndetësor më të keq në të gjithë Evropën dhe thuajse të gjithë treguesit që ka vendi ynë, janë më të këqijtë nga të gjitha vendet.
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Raporti: Shqipëria, vendi me sistemin shëndetësor më të keq në EvropëNga TemaShqipëria është ndër vendet me kujdesin shëndetësor më të keq në të gjithë Evropën dhe thuajse të gjithë treguesit që ka vendi ynë, janë më të këqijtë nga të gjitha vendet. Në një raport të një agjencie të Bashkimit Evropian, EHCI, që mat treguesin e përdorimit të sistemit shëndetësor dhe të mënyrës se si ai iu përgjigjet njerëzve, Shqipëria renditet e 30 nga 34 vende. Raporti përdor si kritere për të mbërritur në këtë konkluzion gjashtë kategori të dhënash, të cilat janë: të drejtat e pacientit dhe informacioni, koha e pritjes për trajtimin mjekësor, shkalla e përftimit të shërbimit, përdorimi i informatikës në komunikim dhe në përmirësimin e shërbimit mjekësor dhe niveli i farmaceutikës, që nënkupton cilësinë e ilaçeve, llojshmërinë e tyre, kontrollin etj. Shqipëria zë vendin e parë vetëm në kohën e pritjes për trajtim mjekësor dhe në të gjitha të tjerat është ndër të fundit. Është e qartë se Shqipëria zë vendin e parë e parë në kohën e pritjes për trajtim mjekësor, pasi në këtë vend çdo pacient shkon te mjeku dhe ai menjëherë mund të trajtohet, të mjekohet, të operohet etj. Këtu askush, asnjëherë nuk lë takim me mjekun dhe askush nuk e kërkon këtë gjë. Te mjeku shkohet privatisht, pa asnjë dokument dhe vetëm me pará në xhep, pavarësisht se bëhet fjalë për shërbim që ofrohet nga një sistem publik. Në kategoritë e tjera Shqipëria është ndër vendet e fundit. Shqipëria, për shembull, thotë raporti, është vendi që shpenzon më pak në raport me prodhimin kombëtar për shëndetin. Shqipëria është vendi që ka numrin më të vogël të mjekëve për frymë etj. Shqipëria është në vend të 30 me 562 pikë nga 1000 pikë të mundshme dhe pa saj renditen vetëm tri shtete, Bullgaria, Rumania dhe Letonia. Vendin e parë e zë Holanda e më pas vijnë Danimarka, Gjermania, Suedia etj.
Shqipëria, thotë raporti, është një vend që ka burime shumë të kufizuara në kujdesin shëndetësor, ku përfshihen mjekë, klinika, mundësi financiare etj. Shqipëria do të ishte padyshim vendi i fundit në kujdesin shëndetësor dhe në ofrimin e tij, nëse ajo nuk do ishte vendi i parë në Evropë në kategorinë e kohës së pritjes për trajtim mjekësor. Dhe në fakt Shqipëria ka lënë mbrapa Bullgarinë, Rumaninë dhe Letoninë, vetëm se ato në treguesin e kohës së pritjes për trajtim mjekësor janë ndër vendet e mesit dhe Shqipëria e para. Pas Shqipërisë, koha e pritjes për kujdes shëndetësor është më e vogël në Danimarkë, Holandë etj. Është e qartë se Shqipëria këtë tregues e ka në fakt dëshmi të nivelit të ulët të shëndetësisë dhe jo tregues të një shërbimi të mirë si në Danimarkë. Nuk ka kuptim të kemi treguesit më të këqij në çdo kategori dhe të jemi më të mirët në kohën e pritjes për trajtim mjekësor.