E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcimi i euros, borxhi i Shqipërisë rritet me 110 milionë dollarëNga TemaFuqizimi i euros ka bërë që borxhi publik i Shqipërisë të rritet me rreth 110 milionë dollarë vetëm për këtë shkak, duke e bërë menjëherë një barrë shumë më të madhe. Që prej j

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Forcimi i euros, borxhi i Shqipërisë rritet me 110 milionë dollarëNga Tema

Fuqizimi i euros ka bërë që borxhi publik i Shqipërisë të rritet me rreth 110 milionë dollarë vetëm për këtë shkak, duke e bërë menjëherë një barrë shumë më të madhe. Që prej janarit të këtij viti monedha evropiane është bërë rreth 9% më e shtrenjtë kundrejt lekut vendas. Ajo që prej nisjes së këtij viti, muaj pas muaji, ka ardhur duke fituar pikë ndaj lekut dhe tashmë një euro blihet me 134, 5 lekë dhe shitet me 135,1 lekë, çka është niveli i lartë i kapur ndonjëherë. Borxhi publik i Shqipërisë është 54% e prodhimit kombëtar bruto, borxhi jashtëm zë rreth 20% të këtij borxhi. Prodhimi kombëtar bruto është afërsisht 10 miliardë euro ( 9,8 miliardë saktësisht). Borxhi i brendshëm nuk ndikohet nga zhvlerësimi i lekut përballë euros, ndërsa borxhi i jashtëm është në euro dhe është pikërisht ai që është rënduar nga zhvlerësimi i lekut. Borxhi i jashtëm i vendit tonë është rreth 1 miliard euro në vlerë. Ai në të vërtetë në gjysmën e tij është në dollarë dhe në gjysmën tjetër në euro, por si vlerë e plotë është 1 miliard euro. Kjo do të thotë se zhvlerësimi i lekut me rreth 9% ka çuar në rritjen e drejtpërdrejtë të borxhit me këtë vlerë, e cila e bën atë rreth 110 milionë dollarë më të madh se sa ishte. Qeveria shqiptare nuk është përgjegjëse për këtë rëndim të gjendjes së borxhit publik të vendit tonë dhe asaj i duhet thjesht të gjejë një zgjidhje për të lehtësuar barrën e tij të rritur, gjë cila është vërtet e vështirë, sidomos në kohën kur efektet e krizës ekonomike botërore kanë bërë që edhe të ardhurat në vend të ulen në mënyrë të ndjeshme. Të ardhurat janë ulur në një masë të atillë që ato mund të mbulonin rritjen e borxhit. Qytetarët në Shqipëri kanë aktualisht për të pagur 110 milionë dollarë më shumë nga borxhi publik, vetëm për shkak të zhvlerësimit të monedhës së vendit të tyre. Duhet thënë se monedha vendase, leku, është zhvlerësuar më së shumti për shkak të fuqizimit të euros dhe jo për shkaqe të brendshme, të cilat megjithatë janë edhe ato të pranishme. Monedha evropiane është fuqizuar ndaj thuajse të gjitha monedhave kryesore të huaja. Monedha euro është forcuar edhe ndaj dollarit apo paundit, ndonëse ndaj atyre në një përmasë pak më të vogël sesa ndaj lekut vendas. Është e qartë se monedha evropiane është duke peshuar mbi lekun tonë dhe kjo gjë do të zgjasë duke e bërë gjithnjë e më të vështirë koston e borxhit, këstet e kredive të qytetarëve dhe çmimet e importit, të cilat mund të rriten. Qeveria thjesht mund të presë që Banka Qendrore të ndërhyjë duke hedhur euro në treg për të rritur ofertën në mënyrë që leku të bëhet më i fortë. Gjithashtu, qeveria mund të ndikojë nëpërmjet Bankës Qendrore që bankat e nivelit të dytë të mos japin kredi në euro në nivele të larta. Gjithashtu, qeveria mund të ndikojë që kompanitë e huaja që janë në vend të jenë më të kujdesshme, kur dërgojnë fitimet e tyre në euro jashtë Shqipërisë, pasi kjo rrit kërkesën për euro dhe e shtrenjton atë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›