Raporti i ODIHR: “Fëmijët detyroheshin të dilnin në mitingje, kërcënoheshin se do ngelnin në klasë”Nga TemaFëmijët tanë nuk e marrin dozën e rëndë të informacionit dhe manipulimit politik vetëm përmes librave e medieve. Atë e marrin dhe direkt, në fu
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Raporti i ODIHR: “Fëmijët detyroheshin të dilnin në mitingje, kërcënoheshin se do ngelnin në klasë”Nga TemaFëmijët tanë nuk e marrin dozën e rëndë të informacionit dhe manipulimit politik vetëm përmes librave e medieve. Atë e marrin dhe direkt, në fushata. Në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për fushatën zgjedhore, bie në sy një fakt shumë i rëndësishëm. Aty janë listuar disa raste kur fëmijët dhe studentët përdoren politikisht përmes presioneve. Duhet të theksojmë se bëhet fjalë për raste që janë të faktuara, sepse pretendime Misioni Vëzhgues mund të ketë marrë me qindra e mijëra. Por, mjafton që të jenë të faktuara disa raste, për të dhënë një ide se ky kampion mund të jetë i mjaftueshëm për shumicën e vendit.
Për shembull, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që gjatë fushatës nuk la vend pa treguar që është një nënë e dhimbshme dhe e kujdesshme, nga ana tjetër urdhëronte mbylljen e shkollave që fëmijët t’i mbushnin sheshet ku ajo fliste.
“Misioni Vëzhgues i OSBE/ODIHR mori dhjetëra pretendime për shkolla që mbylleshin që nxënësit të merrnin pjesë në inaugurime ose në aktivitetet e fushatës. Disa prej tyre u verifikuan, përfshi pjesëmarrjen gjatë një inaugurimi të një hidrocentrali në Elbasan dhe gjatë një mitingu të PD në Korçë më 5 qershor”, - thuhet në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR. Ndërkohë, raporti përmend dhe një rast të një kërcënimi të një aktivisti të LSI se të afërmit e tij do ngelnin në shkollë, rast i faktuar dhe ky.
“Në rajonin e Elbasanit, një aktivist i ri i LSI u kërcënua nga një zyrtar i lartë që të mos punonte për LSI dhe e paralajmëroi se të afërmit e tij do të ngelnin në shkollë dhe babai i tij do të pushohej nga puna”, - thotë raporti i OSBE/ODIHR.
Pjesë nga raporti i OSBE/ODIHR
- Në një shkollë në Tiranë, drejtori kërcënoi mësuesit me pushim nga puna, nëse nuk do të votonin për Partinë Demokratike. Ai u tha atyre që të fotografojnë fletët e tyre të votimit si provë se si kanë votuar.
- Në Korçë, studentët u detyruan të marrin pjesë në një miting të Partisë Demokratike, dhe u paralajmëruan se nuk do të kalonin në provime, në rast se nuk do ishin në miting.
- Në rajonin e Elbasanit, një aktivist i ri i LSI u kërcënua nga një zyrtar i lartë që të mos punonte për LSI dhe e paralajmëroi se të afërmit e tij do të ngelnin në shkollë dhe babai i tij do të pushohej nga puna.
- Misioni Vëzhgues i OSBE/ODIHR mori dhjetëra pretendime për shkolla që mbylleshin që nxënësit të merrnin pjesë në inaugurime ose në aktivitetet e fushatës. Disa prej tyre u verifikuan, përfshi pjesëmarrjen gjatë një inaugurimi të një hidrocentrali në Elbasan dhe gjatë një mitingu të PD në Korçë, më 5 qershor.