E Diel, 1 Nëntor 2026

Shaska: Do të mbyllim universitetin. MASH të distancohetNga Tema“Nëse situata do të përkeqësohet, unë do të urdhëroj pezullimin e çdo aktiviteti në UV dhe mbylljen e universitetit deri në sigurimin e normalitetit dhe qetësisë nga qeveria.” Ky ishte r

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Shaska: Do të mbyllim universitetin. MASH të distancohetNga Tema

“Nëse situata do të përkeqësohet, unë do të urdhëroj pezullimin e çdo aktiviteti në UV dhe mbylljen e universitetit deri në sigurimin e normalitetit dhe qetësisë nga qeveria.” Ky ishte reagimi i Rektorit të Universitetit të Vlorës, Tanush Shaska, pas dhunimit të ambienteve të universitetit dhe stafit pedagogjik nga studentët me mesatare të ulët dhe prindërit e tyre. Sipas Shaskës, dhuna e nisur dje paradite nga studentët dhe prindërit e tyre është pasojë e deklaratës së Drejtoreshës së Arsimit të Lartë pak ditë më parë, e cila thoshte se të gjithë fituesit e Maturës Shtetërore do të regjistrohen në shkollë të lartë dhe se Universiteti i Vlorës ka marrë një vendim të jashtëligjshëm.

“Gjithë prindërit dhe studentët që pretendojnë të bëhen pjesë e universitetit tonë, të qëndrojnë larg veprimeve të dhunës, kërcënimeve të personelit tonë, huliganizmit, dhe dhunimit të një institucioni të dijes dhe shkencës, siç është universiteti. Dituria nuk fitohet me dhunë, dhe në bankat e UV nuk duhet dhe nuk do të futet njeri me dhunë. Unë i këshilloj të gjithë ata të rrinë larg dyerve të universitetit, pasi në asnjë mënyrë nuk do të futen në auditorët e këtij institucioni me dhunë”, - shkruhet në letrën e publikuar në faqen zyrtare të UV.

Shaska është shprehur se Ministria e Arsimit nuk duhet të bëjë deklarata, të cilat provokojnë studentët dhe prindërit e tyre, duke i çuar në dhunimin e Universitetit të Vlorës.

“MASH, dhe veçanërisht znj. Elida Hoxha, të distancohet nga nxitja e dhunës, nga nxitja e këtij grupi violent për shkatërrimin e Universitetit të Vlorës. MASH duhet të dalë dhe të distancohet publikisht nga këto veprime dhune”, - thotë Shaska.

Gjithashtu, rektori i Universitetit të Vlorës ka kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake për mos të lejuar prishjen e ambienteve të këtij universiteti.

“Policia e Vlorës të jetë më e pranishme dhe më pranë universitetit në këto ditë ku institucioni ynë po dhunohet. Gjithashtu, i bëjmë thirrje Bashkisë së Vlorës të ndihmojë me Policinë Bashkiake, me njerëz dhe me ndihmë institucionale që UV të mos shkatërrohet”, - shkruhet në letër.

Rektori Shaska ka kërkuar ndihmën e deputetëve të Vlorës, të cilët, sipas tij, duhet të zbusin situatën e krijuar, si dhe partive politike që të ndërhyjnë për mos të parë më këtë institucion të shkatërruar dhe të përfshirë nga flakët.

“Deputetët e Vlorës të mbrojnë interesat e Universitetit të Vlorës, të shprehen hapur dhe publikisht në mbështetje të autonomisë akademike të universitetit. I bëjmë thirrje të gjitha forcave politike pa asnjë dallim të distancohen nga dhuna, dhe të dënojnë hapur këtë dhunim të institucionit më të lartë të shkencës dhe dijes në Vlorë. Ne pedagogët dhe studentet e universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës në asnjë mënyrë nuk do të dëshironim të shihnim që institucioni tonë të digjej dhe shkatërrohej përsëri”, - thotë deklarata.

Letra e rektorit përfundon duke thënë se, “nëse situata do të përkeqësohet, unë do të urdhëroj pezullimin e çdo aktiviteti në UV dhe mbylljen e universitetit deri në sigurimin e normalitetit dhe qetësisë nga qeveria.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›