Sandri, i mërzitur nga vetmia e doktorit në Nju-JorkNga Antena brenda familjesSandri dje ishte sy e veshë në Nju-Jork. Doktori me Ilir Metën kishin shkuar më së fundmi bashkë në mbledhjen e OKB dhe kjo duhej shitur sa më shumë. Gjithë paraditen urdhë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri, i mërzitur nga vetmia e doktorit në Nju-JorkNga Antena brenda familjesSandri dje ishte sy e veshë në Nju-Jork. Doktori me Ilir Metën kishin shkuar më së fundmi bashkë në mbledhjen e OKB dhe kjo duhej shitur sa më shumë. Gjithë paraditen urdhëroi të monitoroheshin gjithë mediet ndërkombëtare mos u dilte diku fytyra. Për dreq, gjithë bota merrej me Gadafin, liderin e Libisë, të cilin nuk e kishin lejuar të ngrinte çadrën e tij jashtë OKB.
- ǒështë ky k… mo që do të flejë në çadër në SHBA?! - i tha Fevziut.
- Ou Sandër, është i tmerrshëm. Kur shkova unë me Lul Bashën, në çadër na priti. Dhe e zhvendosi çadrën disa herë. Më në fund na lanë vetëm dy minuta të takoheshim me të, i ruajtur nga truproje femra. Po më erdhi çudi, ishin të veshura shumë mirë. Të gjitha “Burberry” i kishin veshjet e jashtme. Dhe ishin origjinale, se ia pashë nga afër njërës.
- Po le mo tani ç’më përrallis për truprojat e Gadafit, të pyeta për çadrën...
- Po mo, po dhe çadrat i kishte të mira. Çadra të tilla vetëm në Irak kam parë, m’i tregoi një herë ky gjenerali amerikan që çliroi Irakun atëherë, si e kishte se ia harrova. Ja, prit t’i bëj një telefon dikujt në Shtëpi të Bardhë të ma kujtojë…
- Le Fevzo, vari trapin çadrave, po si i bëhet se s’po na del doktori gjëkundi në lajme?
- Do dalë Sandër se fola me të dhe më pyeti: “ǒtë bëj?” Çfarë seancash ka, i thashë. “Është një seancë e mërzitshme për ndryshimet klimaterike në botë”, - tha. Shko atje, i thashë, se mund të vijë Al Gore dhe e jep televizioni këtu. S’ka rëndësi se çfarë thua, mjaft të dalësh në TV që je bashkë me kokat e mëdha që merren me ndryshimet klimaterike në botë. “Do shkoj Blendi, - më tha, - po është e mërzitshme shumë. Le që këta janë të tmerrshëm, janë kundër TEC-eve me qymyr. Në fakt e kanë gabim shumë, - më tha, - se ne do t’i ndërtojmë dhe do jenë shumë të mirë. Nuk nxjerrin fare dyoksid karboni. Dhe atë që nxjerrin, nuk duket.”
- Ah, kot, d.m.th., s’paska ndonjë takim me rëndësi.
- Jo mo, do takonte ata të “Vatrës”. Kanë shumë rëndësi ata.
- Çfarë janë këta k…?
- Jo Sandër, se u kemi borxh atyre, se i kemi pas sharë më parë, thoshim janë disa pleq të rrjedhur që mbështesin Berishën, po në fakt janë burra të mirë. Ka qenë shoqatë e Konicës dhe Nolit ajo.
- Vari trapin, po të lidhem një herë me këtë Ilir Metën, se ky do takonte Hillari Klintonin, - tha Sandri.
Pas pak arriti të lidhej me Metën.
- Hë mo figurë, ç’bëhet? - i tha. - E takove apo jo?
- E takova Sandër. S’e ke idenë sa u emocionua kur iu prezantova. Ilir Meta, i thashë, ministri i Jashtëm i Shqipërisë.
- Ah, si je? Gëzohem, - tha. - S’di ku të kam parë, - më tha.
- Kam qenë më parë kryeministër i Shqipërisë në vitin 2000, i thashë.
- Ah, po, m’u kujtua, - tha. - Atëherë që kishit telashet me atë Berishën. Më kujtohet që dërgonit vazhdimisht njerëz në Shtëpi të Bardhë që ta izolonin atë. ǒu bë ai idiot? E hoqët qafe? - më tha.
Ha.. ha.. ha.. ha, ishte e madhe Sandër. S’dija ç’t’i thosha. I futa një të qeshur. Epo kështu e ka politika, i thashë. Ja dhe ti me Barak Obamën u zure, u grive në fushatë, po tani u bëre ministre e Jashtme e tij.
- S’ka problem, - tha, - ne jemi një parti, po ai Berisha ç’u bë, se jam kurioze?
Kur i thashë që është kryeministër dhe unë zëvendëskryeministër, mbeti pa fjalë.
- Më falni, - tha, - se unë e ngatërroj shpesh këtë historinë tuaj. D.m.th., ju jeni ai që keni qenë kryeministër në vitin 2000, që e keni arrestuar atë dhe tani jeni vartës i tij?
Po, i thashë, i ka politika këto.
- Qartë, qartë, - tha. - Më vjen mirë që paskeni formuar qeveri me bazë të gjerë mes dy partive.
Jo, i thashë. Kjo është qeveri e qendrës së djathtë. E majta ka në krye një përfaqësues të mafies, Edi Ramën, një njeri që drejton krimin e organizuar në Shqipëri dhe që do të destabilizojë Shqipërinë. Kemi shumë nevojë, i thashë, që Departamenti i Shtetit të bëjë një deklaratë që të dënojë qëndrimin e tij jashtë parlamentit dhe ta detyrojë të japë dorëheqjen nga kreu i Partisë Socialiste. Ajo u trash fare, më duket, dhe vetëm buzëqeshte dhe thoshte: “OK, OK.” Pastaj iu afrua një këshilltar dhe diçka biseduan me njëri- tjetrin. Pas kësaj u qetësua dhe u bë më serioze.
- Më falni zoti Meta, - tha, - se nuk isha në brendësi të çështjes. Tani më sqaruan për qeverinë e re që keni formuar dhe problemet tuaja atje. Jam shumë e lodhur se sapo ka mbaruar fjalimi i Gadafit 90 minuta. Nuk la njeri pa nxjerrë armik. Dhe kur po flisje për këtë armikun tuaj, si e ka emrin ky shefi i opozitës, Edi Rama, u hutova.
- Figurë je. Po e përdor pak në lajme unë këtë. Po them takim zyrtar me zonjën Klinton.
- Sandër, jo aq fort, me kujdes, se e kupton vetë ti. E para s’ishte aq zyrtar dhe e dyta i ngel qejfi doktorit, se ai vetëm Gadafin dhe Agim Karagjozin e “Vatrës” ka taku deri tani.