E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi me i sigurte me planin e ri urbanistik

Plani i ri urbanistik i Tiranës shihet nga biznesi si një ngjarje historike pasi në të janë përfshirë, përvec Bashkisë së kryeqytetit edhe komunat dhe bashkitë e tjera përreth saj. Kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë, Ilir Zhilla shprehet për ABC Neës se vlera e këtij projekti është shumë e madhe pasi në të përfshihet gjysma e potencialit njerëzor, ekonomik dhe social të vendit. Për herë të parë biznesi e ka të qartë dhe të detajuar se ku dhe cfarë duhet të investojë.

“Vlera e ketij projekti është shumë e madhe si për sa i përket rritjes së cilësisë së qytetit, të jetës së qytetarëve të Tiranës por është edhe një potencial zhvillimesh nga ana e biznesit, sepse me së fundmi industria e ndërtimit dhe mjaft biznese të tjera që kanë lidhje me fushën e shërbimeve do të kenë të qartësuar, të saktësuar dhe të detajuar se cfarë duhet të investojnë dhe ku duhet të investojnë. duke qenë një projekt do të ndihmojë që koha të mos zhverësojë investimet ashtu sikurse ka ndodhur më parë”- shprehet Zhilla.

Por përveç këtyre vlerave, Zhilla ndalet edhe në një tjetër rëndësi të madhe të planit urbanistik të prezantuar nga kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Për herë të parë biznesi shihet si një partner kryesor dhe kjo sipas tij duhet të shërbejë si një shembull edhe për të gjitha bashkitë e komunat e tjera të vendit.
“Është për t’u përshëndetur se për herë të parë po e shohin biznesin si partner kryesor sepse cçdo drejtues i pushtetit lokal duhet të kuptojë se duke stimuluar biznesin stimulon zhvillimin e ekeonomisë çka pasohet me rritjen e buxhetit të vet pushtëtit lokal dhe punësimin e mëtejshëm të qytetarëve u bëj thirrje të gjitha drejtuesve të pushtetit vendor ta shohin partneritetin me komunitetin e biznesit , si thelbin e zhvillimit të qëndrueshëm të këtyre rajoneve. është shumë e rëndësishme që pushteti lokal të marrë përgjegjësitë e veta, pasi jo shpesh ky pushtet ndihet i ndërgjegjshëm për potencialin e vet këtyre rajoneve.

Ineresi i bashkimit të dhomave të tregtisë dhe dhomës së tregtisë Tiranë ka qenë i madh, duke qenë bashkëpunues dhe hartues të këtij projekti duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve në aspektin profesional që ka lidhje me të.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›