E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama pershendet lideret boterore te G8-es

Presidenti Obama ka përshëndetur liderët botërorë në Camp David afër Uashingtonit për samitin e G8, ku kriza në eurozone pritet te dominoje bisedimet. Investitorët frikësohen se një dalje greqise nga eurozona mund të shkaktojë një krizë të re globale.
Darka e hapjes se samitit mes lidereve boterore , u dominua nga bisedimet per ambicjet berthamore te Korese se Veriut, Irani dhe trazierat me Siri . udheheqesit e shteve rane dakord se nese Peniani zyrtar vijon me rrugen e provokimit atehere do te perballen me izolim te metejsgem . Bisedimet mbi sirine gjate takimit kane hasur reagimin e kryeministrit rus Dimitri Medvedev I cili tha se ishte I nevojshem zbatimi I planit te paqes te OKB-se dhe se duhej levizur drejt nje tranzicioni politik . Më parë, Obama dhe Presidenti i ri francez, Francois Hollande, bëne të qartë se ata donin një fokus në rritjen ekonomike. Obama tha se trajtimi i krizës së borxheve në Evropë ishte një çështje e një rëndësie të jashtëzakonshme. Kancelarja gjermane Angela Merkel sugjeroi mbajtjen e një referendumi në Greqi mbi qëndrimin e vendit në Eurozonë.
Pas përfundimit të samitit të G8 mbrëmjen e së shtunës pjesa më e madhe e liderëve do të shkojnë në Cikago ku do të bashkohen në një grup më të madh të zyrtarëve ndërkombëtarë për një samit të NATO-s të dielën dhe të hënën, në të cilin Afganistani pritet të jetë pika kryesore në rendin e ditës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›