E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcohet kontrolli mbi masmediat

Shpifje e gënjeshtra: tani e tutje, mjetet e informacionit në Rusi mund të pezullohen apo mbyllen nga autoritetet nëse verifikohet një rast i tillë. Kjo ka marrë edhe aprovimin e Dumës, Dhomës së Ulët të Parlamentit, që ka votuar një ligj në favor të kufizimeve të reja mbi masmediat. Zyrtarisht, është një masë si të tjerat, por fakti që në muajt e fundit është përfolur shumë, jo vetëm në Rusi, për një marrëdhënie të mundshme mes Presidentit Putin dhe kampiones olimpike, Alina Kabaeva, ngjall edhe dyshimin se diçka tjetër fshihet pas kësaj lëvizjeje. Kohët e fundit, tabloidi rus "Moskovskij Korrespondent" kishte folur për një divorc të mundshëm mes Putinit dhe bashkëshortes që do të "zëvendësohej" nga një 24-vjeçare, që është edhe deputete e Rusisë së Bashkuar. Sipas ligjit të ri, shefja dhe gënjeshtrat konsistojnë në "përhapjen e informacioneve të rreme me qëllim, në dëm të nderit dhe dinjitetit". Sanksionet janë pak a shumë të njëjta me ato të parashikuara për promovimin e terrorizmit, ekstremizmit dhe urrejtjes racore. Tani, ligji duhet të miratohet edhe në Senat dhe më pas, gjithçka vuloset me firmën e Putinit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›