Kina "kolonizatorja" e re e Afrikës
Nëse përpiqemi të imagjinojmë Afrikën e
kolonializmit evropian, na vijnë ndërmend
njerëzit e bardhë me kaska koloniale në
kokë, vendasit e ardhur dhe ndonjë palmë në
sfond. Sot ajo Afrikë nuk ekziston më, e gjithashtu
as ai tip kolonializmi. Për ta transformuar këtë
pamje në realitetin aktual, në vend të vendasve,
duhet të imagjinojmë punëtorë dhe në sfond, në
vend të frutave ekzotike do të gjeni një kantier të
hapur dhe perëndimorët duhet të jenë zëvendësuar
nga kinezët. Në fakt, Kina është protagonistja
e re e kontinentit të zi. Sipas llogaritjeve të "Gazetës
së tregtisë kineze" sot në Afrikë jetojnë 500 mijë
qytetarë të Republikës Popullore. Që prej vitit
2000 deri në 2006-ën, tregtia është pesëfi shuar dhe
llogaritet se në 2010-ën do t‘i kalojë 100 miliardë
dollarët, pa llogaritur edhe investimet private të
shumë emigrantëve kinezë në Afrikë.
Hu Jintao afrikan
Interesi kinez për Afrikën është i hershëm. Pesë
shekuj më parë, fl ota kineze, e drejtuar nga admirali
Zheng He, lundronte në ujërat e Afrikës Lindore
në kërkim të rrugëve të reja tregtare. Në fakt, ajo
periudhë zgjati vetëm 30 vjet dhe përfundoi me
vdekjen e lundërtarit të madh. Tani portat e Afrikës
janë hapur sërish. Fluksi i madh i emigrantëve
është inkurajuar nga Presidenti kinez, Hu Jintao,
(i quajtur ndryshe "Afrikani") sepse i japin vendit
një zgjidhje demografi ke.
Dollarët afrikanë
Në Kinë po shtohen agjencitë në të cilat punojnë
njerëz të kualifi kuar, me qëllim që këta të
fundit t‘i dërgojnë në Afrikë. Këta persona duhet
të jenë gjithnjë të gatshëm për transferime dhe të
punojnë shumë në këmbim të shpresës për një të
ardhme më të mirë për familjet e tyre. Rroga e një
punëtori, i cili punon mbi 10 orë në ditë mund të
jetë 5 herë më e lartë se ajo që marrin kinezët në
vendin e tyre. Por kjo nuk mund të krahasohet
me shumën që fi tojnë kinezët në Afrikë, sepse në
kontinentin e zi ata kanë bërë shumë para.
Philipe Ye, biznesmeni i Kongos, shkoi me
pushime në vendlindje dhe i shpenzoi paratë e
tij duke blerë një makinë të shtrenjtë, e cila deri
pak kohë më parë rezervohej vetëm për krerët e
qeverisë kineze. Sa kushtonte? Fillonte nga 500
deri në 5 mijë euro.
Republika Popullore Kineze investon në Afrikë,
sepse është një kontinent i pasur me lëndët e para
dhe Kina ka nevojë për to. Në këmbim ofron punë,
investon në infrastrukturë dhe në zhvillimin energjetik.
Ndërton ura, diga, hekurudha dhe eksporton
dru, minerale dhe naftë.
Gra imorale
Bashkimi i dy popujve kaq të ndryshëm, ka
krijuar shumë probleme, sidomos në fushën e
integrimit. Një lidhje dashurie mes njerëzve të të
dyja etnive është shndërruar në një imoralitet
për gratë afrikane, ndërsa për punëtorët aziatikë
në një motiv për t‘u rikthyer në atdhe. Punëtorët
afrikanë ankohen sepse nuk paguhen shumë e
ndonjëherë edhe keqtrajtohen nga sipërmarrësit
kinezë, pavarësisht ritmeve masakruese të
punës. Nga ana tjetër, investimet e Kinës janë
një mundësi e madhe për Afrikën, edhe pse sipas
ekonomistit të Zambias, Kambisa Moyo, "krijojnë
një konkurrencë mes investitorëve të huaj.
Kolonizatorët perëndimorë janë të detyruar të
reagojnë kundër rivalëve dhe t‘u ofrojnë afrikanëve
kushte më të mira".
Në një samit të fundit në Pekin kanë marrë
pjesë plot 48 shtete afrikane dhe 41 krerë
shtetesh. Më pas u zhvillua një ceremoni e
sforcuar për të festuar "miqësinë e madhe
kino-afrikane", e cila u mbyll me firmat e
shumë marrëveshjeve dhe kontratave, si dhe
me konfirmimin e bashkëpunimit të fuqishëm
mes dy vendeve.