E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre zyrtarë të Hipotekës, në pranga

Arrestohen tre specialistë të Zyrës
së Regjistrimit të Pasurive të
Paluajtshme në Rrethin e Lushnjës
nën akuzën e "abuzimit me trojet".
Mes të arrestuarve është edhe
zëvendësregjistruesi i Hipotekës
së këtij qyteti, si dhe një person që
dikur ka jetuar në Lushnjë, i cili ka
përfi tuar truallin nga harta e ndërruar
e truallit. Burime nga Policia
e Qarkut të Fierit bëjnë të ditur
se dje në mbrëmje janë arrestuar
Agim Kojku, me detyrë inxhinier
topograf, si dhe zëvendësregjistrues,
Servet Musaku, topograf,
të dy nga Lushnja, Agim Prendi,
banues në Tiranë, i cili mësohet se
ka përfi tuar nga abuzimi i zyrtarëve,
si dhe Nexhat Zeneli topograf privat
i licencuar, që punon për zyrën e
Hipotekës së Lushnjës.
Tre nga katër të arrestuarit aktualisht
janë zyrtarë në Hipotekën
e Lushnjës. Mësohet se ndaj tyre
rëndojnë akuzat e "falsifikimit
të dokumenteve, duke tjetërsuar
pronat" dhe "shpërdorimit
të detyrës", vepra të parashikuara
nga nenet 186/2 dhe 248 të Kodit
Penal. Prokurori i Lushnjës, Petrit
Çano, është shprehur për "Shqip"
se hetimi për zyrtarët ka nisur
në mesin e muajit shkurt të këtij
viti. "Në Prokurorinë e Rrethit të
Lushnjës, në fi llim të muajit shkurt,
familjarë të familjes Prendi, banues
në Lushnjë, i janë drejtuar prokurorisë
dhe kanë kallëzuar se prona
e tyre është marrë pa të drejtë, dhe
nga zyrtarët e Hipotekës është
tjetërsuar akti i pronësisë së saj, e
më pas iu është shitur personave të
tjerë. Nga tre denoncime të kryera
për abuzime me trojet, një është
provuar, kurse dy të tjerë janë në
kuadër verifi kimesh".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›