E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimet e pjesshme, dalin fituesit shtesë të Juridikut dhe Shkencave Sociale

Hapen sërish aplikimet te Ekonomiku, për 93 kuota të paplotësuara
Jonida Tashi

Dalin fituesit e fundit për studimet me kohë të pjesshme në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Shkencave Sociale. Ditën e djeshme, Universiteti i Tiranës ka publikuar fituesit e fundit për dy fakultetet e mësipërme, të cilët kanë plotësuar edhe numrin total të kuotave të pranimit për Juridikun dhe Shkencat Sociale. Konkretisht në Fakultetin Juridik janë shpallur 20 fitues, ndërsa në atë karshi godinës së tij, Shkencat Sociale janë përzgjedhur vetëm katër fitues, pasi kaq ishte numri i vendeve të lira në këtë fakultet.
Ekonomiku
Ndryshe nga të gjithë fakultetet e tjera të Universitetit të Tiranës, ku janë mbyllur regjistrimet për kuotat shtesë për sistemin me kohë të pjesshme, në Fakultetin Ekonomik janë hapur sërish procedurat e aplikimit, pasi ekzistojnë ende vende të lira. Sipas burimeve zyrtare nga Universiteti i Tiranës, në Fakultetin Ekonomik, janë në total 86 kuota të parealizuara për fakultet të parë dhe shtatë për fakultet të dytë. Ndërsa përsa i përket procedurave të aplikimit, Universiteti i Tiranës bënë të ditur se për këtë fakultet, të gjithë aplikantët e interesuar duhet të paraqiten në sekretarinë e part-time, për më shumë informacion. Aplikantët do të kenë të drejtë të regjistrohen me uljen e vizës së fituesve.
Regjistrimi
Regjistrimi për kuotat e rialokuara në sistemin me kohë të pjesshme ka përfunduar ditën e enjte për pjesën më të madhe të fakulteteve në varësi të Universitetit të Tiranës. Sipas informacionit të publikuar nga ky Universitet, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë rezultuan pesë kuota të parealizuara, të cilat u plotësuan, ndërsa në Fakultetin e Shkencave Sociale rezultuan katër kuota të parealizuara. Emrat e fituesve për këto katër kuota janë publikuar dje nga Universiteti i Tiranës. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës u regjistruan të gjithë aplikantët e shpallur fitues, ndërsa Fakulteti i Ekonomisë ka detajuar kuotat e mbetura bosh.

Fakulteti i Drejtësisë

1. Për programin e dytë të studimeve

6 139 Estela Minella Mano 9.48
7 29 Laureta Lavderim Cama 9.48

2. Për programin e parë të studimeve

31 89 Elona Bajram Beta 7.787
32 47 Shpresa Bilal Xhomara 7.78
33 307 Albert Riza Hodaj 7.78
34 95 Goldvin Gezim Veliu 7.78
35 265 Xhuljana Rustem Toçi 7.78
36 128 Artan Ibrahim Stermasi 7.76
37 305 Artur Elmi Muja 7.76
38 321 Admir Hekuran Hodo 7.75
39 247 Merita Rexh Rrahmani 7.75
40 27,2 Areta Tom Zhapa 7.74
41 332 Martina Beqir Pistulli 7.74
42 22 Elton Ferdinand Shehu 7.72
43 60 Bilbil Maliq Sula 7.71
44 237 Eriselda Seit Prishta 7.70
45 320 Antela Hekuran Sadushi 7.67
46 225 Alma Hasan Deliu 7.66
47 278 Hysen Razi Erebara 7.65
48 67 Ded Pal Ramaj 7.65
3. Për programin e parë të studimeve

Fakulteti i Shkencave Sociale

Psikologji

11 Enkelejda Milla 7.16
12 Almira Llausha 7.13

Punë Sociale

1. Luljeta Hamid Xhepa 7.060
2. Mimoza Adem Petriti 7.048

Arsimi i lartë
Berisha apel pedagogëve: Stop korrupsionit në universitete

Konferenca mbi cilësinë në arsimin e lartë dhe procesin e Bolonjës i ka shërbyer kryeministrit të vendit, për t’i bërë apel pedagogëve që t’i japin fund korrupsionit në universitete. Nëpërmjet deklaratës së djeshme para disa drejtuesve të universiteteve dhe fakulteteve, kreu i qeverisë ka pranuar hapur se ky fenonem është i pranishëm edhe në këto institucione. “Nuk ka më të rëndë, të papranueshme se sa kërkesa që i bën pedagogu studentit për notën. Kur një akt të tillë e bën një polic, anëtar i Policisë rrugore, ai bën një krim dhe ndëshkohet. Po kur e bën një anëtar i stafit akademik? I elitës së kombit? Kjo është tmerrësisht e rëndë”,- deklaroi Berisha. Më tej, kreu i qeverisë ka bërë të ditur se ka fakte kur universiteteve ju janë trefishuar investimet, por drejtuesit e tyre nuk i kanë përdorur fondet në kohë. Po ashtu, kryeministri Sali Berisha ka kërkuar ndryshim të raporteve pedagog-student, pasi, sipas tij, vetëm kështu mund të arrihet cilësia në universitete. Për këtë ai është shprehur se nuk mund të pranohet në mënyrë absolute standardi 1 pedagog me 50 studentë. “Është iluzore cilësia. Është iluzion. Ju bëj thirrje të rekrutoni më të mirët”. Në këtë mënyrë i ka përfunduar akuzat kundrejt drejtuesve të arsimit të lartë, kryeministri i vendit, Sali Berisha. Më pas fjalën e ka marrë kreu i Ministrisë së Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili ka bërë të ditur se implementimi i procesit të Bolonjës, në universitete do të pasohet dhe nga projekte të tjera, si ai për vlerësim dhe akreditimin e universiteteve publike dhe jo publike. Ministria e Arsimit prezantoi dje projektin e përbashkët me Bankën Botërore për “Monitorimin edhe Vlerësimin e Cilësisë” në arsimin e lartë, i cili do të mundësojë vlerësimin e standardeve dhe mënyrës se si është implementuar deri tani sistemi i Bolonjës. Ky projekt është pjesë e projektit “Cilësi dhe Barazi në Arsim”, kostoja totale e të cilit është 75 milionë dollarë dhe bashkëfinancohet nga Banka Botërore (15 milionë dollarë), Banka Europiane e Investimeve (15 milionë dollarë), Banka e Investimeve të Këshillit të Europës (15 milionë dollarë) dhe nga qeveria shqiptare (30 milionë dollarë). Projekti me Bankën Botërore, për vlerësimin e standardeve akademike të zbatuara në reformën kurrikulare në universitete, do të pasohet nga një projekt i dytë për rankimin (renditjen) e universiteteve. Në kuadër të projektit “Cilësi dhe Barazi në Arsim”, Ministria e Arsimit ka kontraktuar kompaninë gjermane DAAD (German Academic Exchange Service) së bashku me kompaninë filandeze (Finish Consulting Group, FCG), që të asistojnë Ministrinë e Arsimit, për përgatitjen e standardeve të arsimit të lartë sipas cikleve të studimit, në përputhje me kërkesat e procesit të Bolonjës.

16 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›