Ford Taurus, automjeti më i sigurtë për vitin 2008
Modeli Ford Taurus i vitit 2008 ka kaluar automjetin Jeep Commander i cili në vitin 2007 u konsiderua automjeti më i sigurtë. Modeli që tashmë ze vendin e parë ka kaluar me sukses të gjitha testet e “National Highway Traffic Safety Administration” (NHTSA). Ford Taurus i vitit 2008 është automjet modern me 4 dyer dhe është aq i fuqishëm sa ta bëjë atë përgjegjës për lëvizjet e shpejta. Çmimi i tij është 23,245 dollarë amerikanë çka do të thotë 210 dollarë më shumë se sutomjeti i vitit 2007. Ford Taurus është konsideruar si një moment historik edhe nga vetë kompania Ford pasi ka shitur rreth 7 milion njësi nga viti 1986 deri në vitin 2006. Ai doli në shitje në vitin 1986 dhe shumë shpejt u bë automjeti i preferuar i amerikanëve. Ekipi i marketingut të kësaj kompanie vendosi që të gjitha automjetet Ford të kishin emra që fillonin me gërmën F-Ford Fusion, Ford Freestyle, Ford Freestar, Ford Focus, Ford Five Hundred. Mesa shohim Taurus është i vetmi që del nga linja e vendosur pasi u përdor për rifreskimin e imazhit. Një bashkëpunëtor i kompanisë, në vitin 2006 nuk ra dakord me këtë koncept duke u shprehur se vendimi për t’i emërtuar të gjitha modelet me gërmën “F” do të krijonte probleme për blerësit e këtyre prodhimeve pasi nuk mund të dallonin qartë njërin model nga tjetri. Kjo linjë veprimi tronditi kompaninë e famshme pasi erat pothuajse të përcaktuar prej vitesh kishin tërhequr miliona blerës. Megjithëtë edhe pas këtij zëvendësimi të guximshëm, Taurus arriti të bënte vend në automjetet më të mira. Ford Taurus është ka një dizajn të këndshëm dhe shasia e tij është e bërë nga metali i fortë. Ndërsa nga brenda Ford Focus është i pastër dhe klasik. Barrierat mes shoferit dhe pasagjerit janë më të pakëta, por edhe opsionet që ofrohen janë të pafundme.
Bie interesimi për modelet e Skoda-s
Kompania çeke e automobilave “Skoda Auto” planifikon që në javën e fundit të tetorit të ndërpresë prodhimin në fabrikën, në Mlada Boleslav, për shkak të rënies së kërkesës për modelet e saj.
Sipas mediave çeke, të cilat i referohen deklaratës së Fred Kaplerit, anëtar i bordit të drejtorëve të kësaj kompanie, volumi i prodhimit pritet të zvogëlohet për 13.000 automobila. “Kemi qenë të detyruar të ndërpresim planin e prodhimit për çerekun e fundit të këtij viti. Do ta ndërpresim prodhimin për pesë ditë”,- ka thënë Kapler, duke kujtuar se fillimisht ishte planifikuar që prodhimi të ndërpritej vetëm për një ditë, më 31 tetor. Kohë më parë, Skoda e cila tashmë është pjesë e kompanisë gjermane Volkswagen, kishte bërë të ditur se në tregun botëror, në pjesën e parë të këtij viti, kërkesa për modelet e saj ishte rritur 18 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
11 Tetor 2008