Gardëroba e re, veshje, aksesorë dhe detaje të zjarrta
Në stinën e re vjeshtë dimër duhet të bini në sy. Për t’ia arritur synoni vetëm një ngjyrë: të kuqen edhe e ditëve të ftohta. Mos ngurroni t’i jepni ngjyrë vjeshtës dhe dimrit.
Gardëroba e re duhet të jetë e tejmbushur me ngjyra, por ajo që duhet të bjerë më shumë në sy është e kuqja. Jo vetëm stilisti Valentini ka zbritur në pasarelat botërore me të kuqen e tij të famshme. Edhe emra të tjerë si Versace apo Blugirl kanë stiluar mbi copat e zjarrta. Për të gjitha ato femra, që kanë karakter të vendosur, këshilla është vetëm një: e kuqe brilante, e dukshme, e ndezur. Kush pëlqen tonet më neutrale mund të synojë të kuqen e fikur. Ndërsa ato që duan t’i japin look-ut një prekje ngjyrash, mund të zgjedhin aksesorët e kuq nga koka tek këmbët: këpucë, doreza, çantë apo edhe flokë në nuancë të kuqe që tërheqin me një shikim. Moda e kësaj vjeshte është e preferueshme për gjitha femrat të cilat ndjekin modën.
Përveç veshjeve me xhins apo pantollona të ndryshme për modën vjeshtë 2008 stilistët kanë paraparë edhe fustane të bukura për çdo ditë. Madje, ata kanë përgatitur edhe fustanet për rastet e festave.
Festat
Kolegj dhe rock’n’roll, Dolce Vita dhe Saint Tropez. Atmosfera e viteve ’50 rikthehet sërish, kësaj radhe mbi fustanet e ëmbël, shpatullat e zbuluara, belat e shtrënguar. Për të joshur si në të mrekullueshmit vite pesëdhjetë. Stilistët janë frymëzuar nga “Neë Look” i Dior-it, por e kombinuar me gjithë fuqinë alla Grease – shkëlqimi i festës së fundvitit në Rydell High School. Betsey Johnson ngjit në pasarelë fustane të tyltë, me nuanca vintage, rreth për dekor, lule mbi bel, por mbi të gjitha syze dielli rétro. Dhe kukulla është gati për party.
Një re e tyltë në ngjyrë rozë pudër, që e prerë mbi trupin e Silvi Skënderajt duket tamam një vepër arti. Aq e ngjashme me një kukull, sidomos kur idesë i shtohet edhe emri i sfilatës së Rezarta Skifterit: Haute Couture. Qershia mbi tortë: një shi gurësh të shndritshëm.
Fifties glam in the movie. Edhe Sarah Jessica Parker, në pritje të “Sex and the city - The movie” ka zgjedhur format gjithë feminitet të viteve ’50. Si fashion-iste e thekur, Carrie Bradshaë personalizon aksesorët ekstremë dhe super trendy në një kaleidoskop dizajnesh dhe motivesh. Njëlloj si në miksimin mes fustanit pink me stampa lulesh dhe kuletës me pupla Ferragamo, thuajse couture.
Fustanet
Fustan me tyl dhe fruda. Romantizmi është stampuar nga një fashë elastike në bel, ngjyrë rozë, që e bën më aktuale. Anna Molinari zgjedh vitet pesëdhjetë për koleksionin Blugirl, mes ëmbëlsisë, joshjes së pëshpëritur, buzëqeshjeve djallëzore dhe dëshirës për t’u dashuruar.
Në tapetin e kuq të Kanës, Michelle Yeoh ka veshur një fustan romantik me lule, firmosur Roberto Cavalli. Aktorja orientale, e famshme për rolet në filmat me aksion, ka luajtur edhe rolin e Mameha-s në filmin “Kujtimet e një geishe”. Me po të njëjtën ëmbëlsi, si një princeshë mes bizhuterive, është shfaqur edhe në Kanë. Janë të guximshme vajzat e Giles Deacon-it. Duan fustane delikate në tone “baby”, vetëm në dukje të pafajshme, me aplikime lulesh dhe transparencë të theksuar. Por kjo Maria Antonietta është më afër Kirsten Durst të Sofia Coppola-s sesa stilit të oborrit. Dhe me këpucët vintage, është edhe pak Hirushe e kohëve moderne. E bukur me rozë.
Pantallonat, kthimi i belit të lartë në modë
Kur u paraqit i madhërishimi bel i lartë, kthimi i të cilit u parashikua vitin e kaluar, ne të gjithë kemi mundur të tallemi me të, por mjaft sigurt, beli i lartë është tani në të gjithë rrugët e mëdha. Nëse nuk jeni bindur për këtë stilistët sigurojnë se do të bindeni. Ne kemi menduar se rruga përpara më pak kate dhe beli i lartë ishin zhdukur, për të mos u kthyer më (përveç fotove të turpshme nga vitet ’80, mbase). Sa gabim e kemi pasur! Stilet e ditëve të sotme me ije të rrafshta, stomak dhe shpinë që mund të adaptohen në çdo stil bën që beli i lartë i pantallonave të jetë i preferueshëm. Sipas stilistëve, beli i lartë mund të rrijë mirë te çdokush. Madje ata shpjegojnë edhe pesë arsyet për t’i marrë vesh ato. Kur Madona e dizanjoi linjën e vetë M për H&M, ajo vendosi fokusin mirë në bel, me rroba retro, me korse me kapëse dhe funde me bel të lartë duke theksuar belin. Figura e orës së qelqit është kthyer në modë dhe në paraqitje. Mos u bëni merak nëse nuk jeni person i getave sikur Madona, pasi nuk keni nevojë të jeni super e dobët për të veshur korse të lartë. Theksimi i belit tuaj dhe definimi natyral i ijeve ju bën të keni një pamje ultra-feministe. Beli i lartë kërkon një qëndrim të pacënueshëm, kështu që mbani shpinën tuaj drejtë dhe stomakun tuaj të ngrehur brenda për të evituar kërrusjen dhe fryrjen e stomakut tuaj që mblidhet kur ju uleni. Nëse nuk keni shumë bel ose jeni të përkulur, vendosni të përdorni belin e lartë në xhinset siç janë nga Miss Sixty për një efekt të garantuar të dobësimit.
11 Tetor 2008