Ngjyra e duhur e manikyrit sipas formës së thonjve
Nëse thonjtë janë të kuruar me pamje të shndritshme dhe të shëndetshme, sigurisht që përbëjnë një pikë force dhe bukurie në trupin e një gruaje. Produktet e sotme mund t’ju vijnë në ndihmë për zgjidhur problemet e vogla të thonjve, sidomos të atyre të brishtëve që tentojnë të thuhen. Një miniguidë për të zgjedhur si duhet ngjyrën e manikyrit që i bën më të bukura duart dhe këmbët do t’ju shërbejë të gjithave. Në manikyr gjendjen substanca që forcojnë strukturën delikate të thonjve, si aminoacide vegjetale apo hidrolizues vegjetalë. Prandaj thonjtë, përveçse duken të bukur estetikisht, duke u lyer me manikyr mbrohen edhe nga agjentët e jashtëm. Cila është ngjyra e duhur e manikyrit për duart dhe këmbët e thua, gjithmonë duke u nisur nga forma?
Manikyr i kuq i ndezur
Kjo ngjyrë këshillohet për gishta të shkurtër. Të lyer me këtë ngjyrë duken më të gjatë, sidomos nëse mëson edhe të bëni disa truke siç është shtyrja e kutikulave drejt bazës së thoit dhe këta të fundit të mos priten shumë shkurt.
Manikyr rozë dhe perlë
Rekomandohet për gishtat e gjatë, këto ngjyra i japin një dimension tjetër formës së thonjve. Nxjerr në pah gjatësinë, që nuk duhet të jetë shumë e tepruar. Para se të vendosësh shtresën e manikyrit, duke qenë se ngjyrat e çelura i nxjerrin më në pah papërsosmëritë, vendos fillimisht mbi thonj një manikyr mbrojtës transparent.
Manikyr i purpurt dhe vishnje
Janë tonet e përshtatshme për gishtat e shkurtër të këmbëve. Në këtë rast këto ngjyra aplikohen mbi thonj paksa të gjatë, sepse ngjyrat e ndezura i nxjerrin edhe më pah.
Manikyr violë
Nëse ke një këmbë të gjerë, bëje që të duket më e zgjatur duke i limuar thonjtë në mënyrë ovale paksa të zgjatur dhe duke aplikuar manikyrin në ngjyrë violë në pjesën qendrore të thoit.
Ngjyra e lëkurës
Edhe ngjyra natyrale e lëkurës është shumë e rëndësishme në zgjedhjen e tonalitetit të duhur të manikyrit. Specialistët e kësaj fushe, para se të aplikojnë manikyrin, i referohen ngjyrës së lëkurës në pjesën e brendshme të pulsit. Nëse lëkura në këtë zonë anon nga e kaltra, zgjedhja duhet të mbështetet në tonet e ftohta, ndërsa tek ngjyrat e ullinjta të lëkurës shkojnë më shumë tonet më të forta. Lëkura e bronzuar kombinohet me ngjyra solare si portokalli, e kuqe dhe reflekse sedefi. Kini parasysh që portokallia tenton të lërë një aureolë jo të këndshme në pamje të parë, prandaj më parë apliko manikyrin transparent mbi thonj. Nëse keni thonj të njollosur nga duhani apo nga aplikimet e herëpashershme të manikyrit, një truk shtëpiak ju vjen menjëherë në ndihmë. Futini gishtat në lëng limoni për dhjetë minuta, ose i vendosi në tretësirë kripe të trashë. Kjo metodë është e përdorshme edhe në shfryrjen e duarve.
Kujtoni që herë pas here duhet t’i lini thonjtë të marrin frymë, edhe pse manikyri krijon një barrierë mbrojtëse nga agjentët e jashtëm. Gjatë kësaj periudhe ushqejini thonjt me vaj ulliri.
French manicure me tri lëvizje
Për t’u dhënë duarve një pamje sensuale dhe fine përdoret french manicure (pikturimi i thonjve). Ky është manikyri më i përhapur së fundmi dhe një guidë e thjeshtë me tre hapa, mund t’ju ndihmojë për ta praktikuar sa më lehtë. French manicure është një teknikë e krijuar në Francë, por tepër e përhapur gati në të gjithë botën. E thënë më thjesht, french manicure do të thotë të “pikturosh” thonjtë në mënyrë natyrale. Për një rezultat sa më të efektshëm dhe femëror, thonjtë duhet të jenë të hollë, veçse gjatësia duhet të jetë paksa e kursyer.
Vendosni në fillim mbi sipërfaqen e thoit një bazë transparente. Më mirë do të ishte nëse do të kishte përmbajtje mbrojtëse dhe ushqyese.
Vendosni maskat ngjitëse mbi thonj, të cilat duhet të limitojnë zonën që duhet ngjyrosur (pjesa e dalë e thoit) dhe mbuloni me maskë gjithë pjesën që mbetet, pasi të keni limituar me kujdes konturin midis dy ngjyrave. Estetistet si dhe ato që kanë një dorë të stërvitur mund të bëjnë edhe pa maskat ngjitëse të thonjve, duke përfituar një rezultat edhe më natyral.
Përhapni manikyrin e bardhë mbi pjesën e thonjve të rritur dhe të limituar dhe lëreni të thahet plotësisht. Hiqni maskën ngjitëse me kujdes. Më pas vendosni manikyrin e tejdukshëm në të gjithë gjatësinë e thoit dhe lëreni të thahet.
11 Tetor 2008