E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ford ofron 70 mijë dollarë për ata që braktisin punën

Të punësuarit në "Ford" kanë afat deri në fund të janarit të deklarojnë nëse e pranojnë ofertën prej 70 mijë dollarëve në rast se ata janë të gatshëm për të braktisuar vendin e punës në kompaninë e njohur automobilistike. Gjiganti i makinave Ford u dha mundësi 41.000 të punësuarve që ta braktisin kompaninë me kompensim, ndërsa punëtorët më të vjetër të shkojnë në pension të parakohshëm.
Kjo është hera e dytë që këtë vit Ford-i ofron kushte të përshtatshme për lëshimin e kompanisë, me qëllim që t'i pakësojë shpenzimet e punës. Ford është prodhuesi i vetëm amerikan i automobilave, që arriti të evitojë recesionin.
Por pavarsisht këtij fakti Ford-i ka pasur probleme të mëdha me bilancin ekonomik vjetor si edhe arritjen e objektivave për shitjet që u kryen vitin 2009. Ky vit si në shumë kompani të tjera pati pasoja të mëdha.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›