SHBA, një invalid merr peng 5 persona në shtetin e Virginia-s
Një person invalid i cili përdor karrocë për persona me aftësi të kufizuar ka arritur që të marrë peng 5 persona në një zonë postare në qytezën Wytheville të shtetit të Virgjinia-s. Personat e marrë peng janë tre nënpunës dhe punonjës të zyrës postare si edhe 2 klientë të kësaj zyre. Kjo ngjarje ka filluar rreth mesditës së ditës së mërkurë kur pengmarrësi, i cili nuk ka një këmbë, arriti që të marrë peng 5 personat.
Policia federale e Virginias konfirmon se janë dëgjuar të shtëna në zyrën postar ku ndodhe 5 pengjet së bashku me pengmarrësin invalid.
Këtë ngjarjen e njoftoi një rreshteri i shtetit të Virginias Michael Conroy.
"Ne kemi raportime se një person me aftësi të kufizuara ka marrë peng rreth mesditës 5 persona në një zonë postare në qytetin Wytheville. Në vengjarje sipas njoftimeve janë dëgjuar të shtëna, por akoma nuk ka raportime për të plagosur. Ne po përpiqemi që të negociojmë me pengmarrësin."- pohoi rreshteri Conroy.
Deri më tani, pengmarrësi nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për t'i liruar pengjet. Ai ka ka kërkuar një porosi për t'u ushqyer me pica.