Ford ridizenjon modelin “Ranger”
Kompania e automobilave “Ford” ka ridizajnuar modelin e saj “Ranger” dhe e ka përgatitur atë për premierë në panairin e automjeteve të Gjenevës. Rezultati përfundimtar është: maskë e re për ftohësin, drita, mbrojtës i përparmë, kapak i ri i motorit. Të gjitha këto detaje na sjellin ndër mend konceptin “Ford Ranger MAX Concept”, i cili është prezantuar për herë të parë gjatë vitit të kaluar në panairin “Motor Expo” në Tajlandë. Ky ndryshim interesant përfshin edhe dritat e pasme e retrovizorët, ndërsa te Fordi thonë se tani kabina është më e përshtatshme, është punuar për izolimin e zërave dhe kjo tregon se çdo gjë do të jetë perfekte për prezantimin e madh. Shitja në Europë fillon në muajin prill, ndërsa blerësit mund të zgjedhin mes dy motorëve me naftë, me tërheqje në boshtet e fundit apo në katër boshtet, por edhe tre llojet e kabinave: Single Cab, RAP Rear Access Panel Cab dhe Double Cab. Motori më i vogël prej 2.5 litrash zhvillon 143 KF dhe 330 Nm, ndërsa ai më i madhi prej 3.0 litrash, 156 KF dhe 380 Nm. Që të dy motorët do të mund të pajisen me marsh manual apo automatik prej pesë shpejtësish.
“Hyundai Equus”, automjeti që do të konkurrojë luksin
Janë prezantuar më në fund fotografitë e para të limuzinës më të re luksoze nga Koreja e Jugut, e cila, ashtu si edhe paraardhësja e saj, quhet “Equus”. Ky automjet është përshtatur në mënyrë perfekte për të konkurruar automjetet si “Audi A8”, “BMW” seria 7 dhe “Mercedes S class”. Si fillim ky automjet do të vihet në dispozicion me motorin 3.6 litërsh V6 dhe motorët V6 me 290 e 366 KF, ndërsa më vonë pritet të vijë edhe motori më i fuqishëm V8, prej 420 KF. Të gjithë motorët përmbajnë marsh automatik prej gjashtë shpejtësish, ndërkohë në ofertë do të shtohet edhe marshi prej tetë shpejtësish. Ashtu si edhe rivalët e tij, ky automjet do të ketë jetë i pajisur me sistemet elektronike, si Vehicle Stability Management System, Parking Guidance System, Advance Front Lightning System, Lane Departure Warning System, Pre-Safety Seatbelt System etj. Gjatësia e automjetit është 5.160 milimetra, gjerësia 1.900 milimetra, e largësia në mes boshteve 3.045 milimetra. Përsa i përket dizajnit, është e panevojshme të përmendet ngjashmëria me Mercedes-in.
21 Shkurt 2009