Foreing politics në shqip, do i shërbejë ndërglobalizimit të ideve
Revista me fame nderkombetare Foreingh Pilitic vjen dhe ne Shqipëri dhe për më tepër e përkthyer në gjuhën shqipe. Prezantuar në Universitetin Europian të Tiranës, ishin të pranishëm personalitete të politikës dhe analistë, pedagogë dhe studentë të shkencave politike dhe juridike të UET. Është e një rëndësie të vecantë ky eveniment, pasi kjo revistë do ti sherbejë ndërglobalizimit të ideve dhe të proceseve politike ne shqipëri. Duke qënë thelbi I gjithë filozofisë së kësaj reviste, ardhja e saj në gjuhën shqipe synon kalimin e kufijve për të gjetur një trajtesë dhe terren më të gjerë në tregun mbarëkombëtar të politikës së jashtme. Veton Surroi është dhe një ndër politikanët kosovarë I cili ka dhënë një kontribut të lartë në sjelljen e kësaj reviste në Shqipëri.
Kjo revuistë vjen në Shqipëri në një bashkëpunikm të ngushtë mes UET dhe një stafi të gjerë profesionistësh. Analistët më të njohur shqiptar dhe përfaqësues nga kosova vijnë bashkë në mendimet e tyre në këtë revistë, e cila duket se do të bashkojë kuptimësinë e plotë të politikës së jashtme shqiptare më atë të huaj. Vijnë hapsira të reja të cilat duket se do të jenë të rëndësishme dhe për ata individë të cilët do të përshihen drejtëpërdrejtë në faqet e Foreingh politics. Hapësira mendimi, shkrimesh, analizash politike do të jenë në dispozicion të mendimtarëve dhe politkaneve shqiptar, por ajo cka është dhe më e rëndësishmja është fryma që sjell kjo revistë famoze. Faqet e shkruara në shqip sjellin frymën e globalizimit të mëtejshëm të realitetit politik shqiptar dhe të bashkëpunimit ndëretnik mes popujve dhe kulturës së politikës së jashtme. Një kulturë që tashmë do të flaës dhe shqip në Foreingh politics