Topi: Diplomacia rëndësi për bashkëpunim

Gjatë takimit me Presidentin e Asamblesë së Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski Presidenti i Republikës, Bamir Topi, theksoi rëndësinë e diplomacisë parlamentare si një fushë shumë e rëndësishme bashkëpunimi. Presidenti Topi e cilësoi gjithashtu diplomacinë parlamentare, si një fushë shumë të rëndësishme bashkëpunimi. "Shkëmbimet e ndërsjellta të përvojave sa i përket përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së marrin një rëndësi të veçantë në kuadër të prioritetit të përbashkët të dy vendeve dhe popujve tanë për integrimin evropian", u shpreh Presidenti Topi, i cili vlerësoi marrëveshjen për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, "si një kontribut konkret për lehtësimin e qarkullimit ndërmjet dy vendeve, që përbën dhe një vendim të rëndësishëm politik për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore".