Lulet duke lulëzuar
Gjatë vizitës bërë kohë më parë në Ankara të Turqisë, përveç tjerash pata rast të takohem edhe me zotëri Hüsamettın Postoğlu, poet turk, icili në ndarje më dhuroi librin e tij me pëmbledhje poezish me titull”Çiçekler açarken”që në përkthim në gjuhën shqipe do të thotë”Lulet duke lulëzuar”. Pasi lexova këtë përmbledhje poezish të këtij autorit turk, një poezi poeti ia kishte kushtuar Kosovës, dhe ky qe një shtytje që të bëjë prezantimin e këtij poeti turk edhe opinionit kulturor mbarë shqiptar.
Hüsamettın Postoğlu u lind në vitin 1945 në qytetin Arapgir të Turqisë. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, pas kryerjes së gjimnazit u regjistrua në institutin e policisë dhe me sukses diplomoi në vitin 1975. Pas një kohe të kaluar në shërbimin policor, kaloi në sektorin privat me punë në fabrikën e prodhimit të ekskavatorëve”Hidromek” si drejtor sektorit të financave, në të cilën gjendej edhe sot. Është i martuar dhe ka dy fëmijë Gökhanin dhe Bilgehanen. Vazhdimisht edhe më tej merret me shkrimin e poezive.
Përmbledhja e poezive”Lulet duke lulëzuar” përmban gjithsejtë 209 poezi të ndara në 4 kapituj : “poezi kombëtare dhe sociale”,” poezi fetare”, “poezi të kohës rinore ” si dhe “poezi të lira”.
Para se të kalojë në analizën dhe prezantimin e poezive sipas kapitujve të ndara, do të cek se në parathënien e librit autori jep një këndvështrim të vet mbi poezitë dhe poetët në përgjithësi, ku përveç tjerash thotë:” pa marrë parasysh cili do shkrimtar, për të prezantuar një ngjarje apo ndodhi, i mbush me qindra faqe për të përpiluar një roman apo novelë, poetit për të përshkruar një ngjarje i nevojiten vetëm disa strofa. Një poezi me tematikë dashurie poeti edhe me katër strofa është në gjendje me e shtjellua. Mjeshtëria e poetit është se me sa më pak strofa të jep porosinë lexuesit të vet. Theksi i një poezie të një poeti është më i fortë se romani i një shkrimtari. Sa për ilustrim të ceki se luftën çlirimtare të Turqisë të viteve1920-1923 poeti i madh turk me prejardhje shqiptare Mehmet Akif Ersoy e ka përmbledhur në një poezi të vetme, një pjesë e së cilës sot këndohet edhe si himn shtetëror të Republikës së Turqisë”.
Po ashtu poeti Hüsamettin Postoğlu jep edhe disa të dhëna historike për qytetin e tij të lindjes Arapgir. Në periudhën e Perandorisë Osmane Portës së Lartë më së shumti pashallarë dhe vezirë i ka dhënë qyteti i tij i lindjes Arapgir. Në dyqind vitet e fundit të ekzistimit kryesisht pashallarë dhe vezirët kanë qenë nga Arapgiri. Cek edhe një të dhënë, që do të jetë interesante edhe për historiografinë shqiptare se Mehmet Ali Pasha i Kavallës ka prejardhje nga Arapgiri, dhe se të parët e tij janë shpërngulur nga Arapgiri dhe janë vendosur në Kavallë, e prej aty ka marr postin e valiut të Egjiptit, i cili më vonë themeloi shtetin modern të Egjiptit dhe se trashëgimtarët e tij e kanë udhëhequr shtetin e Egjiptit afro 150 vjet gjer në përmbysjen e mbretit Faruk në vitin 1952 me grushtet ushtarak nga oficeri i atëhershëm Naser.
Në kapitullin e parë të poezive titulluar”poezitë kombëtare dhe sociale” autori i ka përmbledhur 18 poezi me motive patriotike dhe sociale, prej të cilëve do të kisha veçuar disa sosh:”Vatani, Fëmijët e Irakut, Bota, Arapgiri, Nili dhe mbi të gjitha poezia kushtuar Kosovës”, të cilin më poshtë e keni të përkthyer në gjuhën shqipe, edhe pse poezia gjatë përkthimit e humbet bukurinë e rimimit dhe origjinalitetit, por prapë edhe si e tillë e ka vlerën e vet:
K O S O V A
Thuhet gjaku po rrjedh Kosovë e bukur
Qindra mijë pleq e të rinj u derdhën në rrugë
Hordhitë serbe vrasin dhe hedhin në rrugë
Mos u rrëno, friko, popull ec krah për krah.
Çdo pëllëmbë e tokës time u përgjak
Përball meje qëndron xhelati më tiran i botës
Serbi po vret, po shkatërron, po merr shpirtra
Nuk dëgjon klithjet e fëmijëve, pleqve, të rinjve
Këmbëzbathur, lakuriq mbi borë
Me mijëra njerëz ecin mbi mal
Pleq e të rinj dremitin në këmbë
Tirani serb vret mbi tank.
Hej botë, shihe të shtririn në tokë
Mos harroni atë që në vend të ujit gëlltit gjak
Dikush klith dikush jep shpirt
Mos harro atë që me bisht të syrit ç’nderon.
Nuk harroj vatrën time të shkatërruar me tank
Mos harro atë që ngre pushkë në duarthatin
Qindra mijë njerëz të derdhur në rrugë
Mos braktis vatanin, mos harro babanë.
Mos u friko popull shpëtimi është afër
Rretë janë hapur dielli po lind shihe
NATO-ja bombardon Beogradin ngrihu
Ty të përcaktohet e drejta për liri.
Kosovë Kosovë unë ty nuk të harrojë
Betohem që Serbit më kurrë nuk do të braktis
Edhe nëse të varrosin, prapë do të marr
Njëqind vite kalofshin dije prapë do të kthehem.
Në kapitullin e dytë titulluar”poezi fetare” i ka përmbledhur poezitë me motive fetare të besimit dhe përkatësisë së tij myslimane, ku i ka prezantuar gjithsejtë 43 poezi prej të cilëve do të kisha veçuar disa sosh: “Muhamedi, Qerbelaja, Bota, Krijuesi, Dashuria e Hakkut, Junus 1-4”.
Në kapitullin e tretë t titulluar” poezi të kohës rinore”i ka përfshirë poezitë nga koha e tij rinore me motive dashurie, koha për të cilin thotë autori”një kohë edhe unë isha
i ri”, periudha e viteve 1960-1980. I ka përmbledhur gjithsejtë 90 poezi, prej të cilëve do të kisha veçuar:“Pa ty, Ishte dashuri, Eja shpirt, Mos harro, Dashuro, E hollë e hollë “.
Në kapitullin e katërt titulluar”poezi të lira” i ka përmbledhur gjithsejtë 58 poezi prej të cilëve do të kisha veçuar: “Mos thuaj, Nusja, Trëndafili, Nuk jetohet, Beso,
Frikohem, Kudo, Kaloi koha, Betohem, Shtatori”.
Do të përmbylli këtë prezantim të përmbledhjes së poezive”Lulet duke lulëzuar” të poetit turk Hüsamettin Postoğlu me dëshirë që edhe poezi tjera të bukura që i ka, lexuesin ta orientojë ” drejt një rruge të ëmbël” për lexim.