Deklarata: Do e çojmë deri në fund luftën

10 deputetët që ndodhen në grevë kanë nxjerë një deklaratë, ku parashtrohen kërkesat e tyre të vazhdueshme për një kod zgjedhorë gjithëpërfshirës, dhe zgjedhie të lira dhe të ndërshme. Deklarata e lexuar nga Dritan Prifti kishte firmen e gjithë deputetëve , të cilët kërkojnë në një zë të njëjtat kërkesa. Në deklaratë shkruhej : si reagim i konferencës së kryetarve , pasi u mbushen plot 48 orë nga çasti ku u futen në grevë plot 10 deputetë , përfaqësues të LSI-së, PDK-së dhe PS 91, kemi filluar mjë grevë në mbrojtje të votës së lirë që përseri po dhunohet nga të njëjtit njerëz dhë të njëjtat parti që kanë dhunuar sistematikisht zgjedhiet në shqipëri në këto 17 vite tranzicion. Grevistët deklarojnë se do të çojmë në fund misionin e tyre dhe luften për voten e lirë , e cila është lufta më e rëndësishme për të çuar shqipërinë drejt integrimin evropian. U kujtojmë edhe një herë grabitësve se dekumenti i Kopenhagenit dhe OSBE-së obligon çdo vendi dhe qeverie ti garantojë çdo përsoni ose grupi mundësinë të garojë në kushte të barabarta përpara ligjit dhe autoriteteve. Në denoncojmë përgjegjësinë historike të PD-së dhe PS-së të cilët në mënyrë të rrufeshme ndryshuan kushtëtuten dhe kodin zgjedhorë, bënë në fshetësi një kod zgjedhorë pa standarte evropiane, që të garantojë zgjedhie të lira. Konsensusi i PD-së dhe PS-së nuk bazohet në interesat e shqipërisë evropiane, por mbi ato të kartelave të krimit, si në Gërdec bënë vrasjen e rradhës në Gjirokaster. Grevistët deklaruar se jëmi më të vendosur se kurrë për të mbrojtur me çdo çmim llogoren e fundit të demokracisë në shqipëri , zgjedhiet e lira pa të cilat nuk ka demokraci dhe shqipëri evropiane. Nuk do dalim nga salla e kuvendit në mënyrë që nga kjo sallë mos të kalojë asnjë ligj zgjedhor për interes të dy partive, por vetem një ligj që ka gjithëpërfshirje dhe zgjedhie të ndershme. Çdo veprim ndaj mbështetësve të grevës do të jetë përgjegjësi e pushtetit konsensual të Sali Berishës dhe Edi Ramës