E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria: Të largohet FMN, opozia kundërshton, buxheti i pa mjaftushem

Në komisionin e ligjeve përfaqësuesit e qeverisë shqiptare janë shprehur se mbikëqyrja e fondit monetary dërkombëtar në shqipëri nuk është më e nevojshme pasi rritja ekonomike shqipëtare ka treguar nota rritje. Edhe pse kriza financiare e argumentuar të martën nga guvernatori i bankës së shqipërisë Ardian Fullani nuk do të lejojë një rritje më të madhe se 4% . Zv.ministri I financave Florian Mima ka deklaruar se FMN nuk ka treguar ende ndonjë shifër apo alternative të qartë për rritjen ekonomike dhe mbrojtjen nga kriza. Mima është shprehur se qeveria e tij ka plotësisht mirëkuptimin e FMN-së dhe se deri tani nuk ka patur nevojë për marrjen e konçecioneve,sepse në momentin që do të nevojiten para do të marrin kredi tregëtare. Opozita kundërshton, ajo nuk është e bindur se projektbuxheti I 2009-ës i mbulon të gjithë sektorët ekonomikë dhe se ende nuk është parë një praktikë e qartë mbi masat e marra kundër krizës. Sipas tyre, 2009 ta është një vit elektoral dhe shumica e buxhetit do të shpenzohet përsëri për infrastukturën rrugore, për arsim dhe shëndetësi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›