Foret e LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e konsideron të mbyllur ofertën që Nexhat Daci në emër të LDD’së i kishte dërguar Fatmir Sejdiut tre muaj më parë për koalicion parazgjedhor.
Vetë Nexhat Daci një javë më parë në Këshillin Kombëtar të LDD’së ka thënë se oferta e tij për LDK’në tashmë nuk vlen, ngase siç ka thënë ai, është injoruar nga “Shtëpia e Vjetër”.
Por, Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, tha të martën për Express se kjo parti do të dalë me qëndrimin e saj zyrtar për ofertën që më herët i kishte dërguar LDD’ja për koalicion parazgjedhor.
“Neve nuk na është thënë zyrtarisht asgjë për tërheqjen nga oferta dhe si rrjedhojë, mendoj se oferta e LDD’së mbetet e hapur”, ka thënë Haziri.
Nënkryetari i LDK’së, edhe pse nuk e pranon faktin se oferta më nuk vlen, dëshiron të vazhdojë me deklaratat e më hershme se LDK’ja mbetet e hapur për bashkëpunim.
Por, oferta e Dacit e dërguar para tre muajve te Fatmir Sejdiu si Kryetar i Ngrirë i LDK’së, asnjëherë nuk është shqyrtuar zyrtarisht në organet e kësaj partie.
“E rëndësishme është se apeli ynë është i vlefshëm, i hapur. Ne po zhvillohemi, po rritemi si Grup Parlamentar dhe si LDK. Zgjedhjet e fundit kanë treguar për një rritje të ndjeshme të LDK’së. Besoj që nuk mund të pengohet rruga e bashkëpunimit”, ka shtuar Haziri.
Edhe përkundër faktit se LDK’ja dëshiron ta mbajë si çështje të hapur ofertën e LDD’së, udhëheqësit e kësaj të fundit e konsiderojnë këtë temë si të mbyllur.
Vonesën e përgjigjes së LDK’së në letrën e Dacit, dardanët e konsiderojnë injorim.
Nënkryetari i LDD’së, Lulzim Zeneli ka deklaruar për Express se ka përfunduar periudha e pritjes së LDK’së dhe se çështja e letrës së LDD’së për LDK’në tanimë është e mbyllur.
Sipas Zenelit, LDK’ja në top agjendë aktualisht ka trafikimin e deputetëve.