Sejdiu uron presidentin e ri austriak
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka dërguar një mesazh urimi presidentit austriak, Heinz Fischer me rastin e rizgjedhjes së tij President i Republikës së Austrisë.
“Në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ju uroj fitoren në zgjedhjet e fundit presidenciale, me ç’rast Ju u rizgjodhët President i Republikës së Austrisë”.
Përkrahja e madhe elektorale që keni marrë, thekson në telegramin e tij presidenti Sejdiu, tregon përkushtimin e qartë të popullit austriak për rrugën që keni ndjekur dhe kahen e zhvillimit që i keni dhënë Austrisë gjatë këtyre gjashtë vjetëve të fundit.
“Shfrytëzoj këtë rast të shpreh edhe një herë mirënjohjen tonë të madhe për përkushtimin e kamotshëm të Austrisë, i cili i ka sjellë Kosovës paqe dhe prosperitet. Roli dhe mbështetja që Ju dhe populli i Austrisë na keni ofruar gjatë gjithë kohës, do të mbeten më se të dobishme edhe në rrugën tonë të mëtutjeshme për konsolidimin e shtetit tonë të pavarur dhe integrimin tonë në Bashkim Europian”.
“Besoj fuqishëm se Austria nën udhëheqjen Tuaj do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për ne në realizimin e këtij synimi. Duke Ju uruar edhe një herë, Ju dëshiroj fat, shëndet dhe punë të mbarë në mandatin Tuaj të dytë!”, përfundon urimi i Presidentit Sejdiu.