E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia na ndihmon

Ministri i Integrimeve, Besim Beqaj ka takuar të martën Ambasadorin e Maqedonisë në Prishtinë, Stojan Karajanov. Në fokus të këtij takimi ka qenë ndihma që mund të japë Shkupi në procesin e liberalizimit të vizave.

“Ne jemi duke punuar. Jemi shumë optimistë se Kosova do t’i plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave”, tha Ministri Beqaj.

Ndërkaq, Ambasadori Karajanov tha se Maqedonia do të ndihmojë Kosovën në këtë proces të rëndësishëm. “Besoj se edhe Kosova do të jetë pjesë e procesit të liberalizimit të vizave”, tha diplomati maqedonas.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›