Presin udhërrëfyesin për vizat
Qeveria e Kosovës angazhohet dhe do të vazhdojë angazhimin e saj maksimal për të zbardhur fatin e të gjithë të pagjeturve dhe për këtë do të bashkëpunojë me të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë dhe vendorë, ka thënë Kryeministri Hashim Thaçi, të martën, në mbledhjen e rregullt të Qeverisë.
Ai ka vlerësuar se zhvillimet në Kosovë kanë hyrë në fazën e ballafaqimit me sfidat që dalin nga raporti i progresit të Komisionit Europian dhe në këtë kontekst ka përmendur angazhimet maksimale për të përfunduar një varg angazhimesh në sferën legjislative dhe të reformave në shoqërinë kosovare.
“Kosova pret nga Brukseli udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave dhe në funksion të përmbushjes së kritereve, Qeveria ka miratuar projektligjin për riatdhesimin, si dhe angazhohet në përmirësimin e cilësisë së dokumenteve civile dhe angazhohet për fillimin e lëshimit të pasaportave biometrike para përfundimit të këtij viti”, ka deklaruar Thaçi.