E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frattini: Mënjanimi i rrjetit serb të mos bëhet çështje politike

Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, deklaroi në Beograd se mënjanimi i rrjetit të telefonisë mobile të Serbisë në Kosovë duhet të zgjidhet në mënyrë “teknike”, dhe prej saj “nuk duhet bërë çështje politike”.

“Italia është e bindur se çështja e rrjetit serb të telefonisë mobile në Kosovë duhet të zgjidhet në mënyrë teknike, dhe prej saj të mos bëhet çështje politike”, tha Frattini pas takimit me shefin e diplomacisë serbe Vuk Jeremiç, transmeton Evropa e Lirë.

Mbrëmë Fratini u takua me presidentin Boris Tadiq.

Sipas kumtesës nga presidenca, ata kanë vlerësuar se marrëdhëniet e të dy vendeve janë në nivel të lartë, ndërsa Tadiq është falënderuar për mbështetjen e madhe të Italisë për integrimet evropiane të Serbisë.

Sot shefi i diplomacisë italiane viziton Kosovën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›