E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitore? Të ndalojmë Ksavin dhe Injestën

Arjen Roben

Frikë nga “bomberi” David Vija? Jo, nga Ksavi dhe Injesta. Sipas Arjen Roben, pikërisht këta dy lojtarë përbëjnë rrezikun më të madh për Holandën në finalen e Botërorit 2010 kundër Spanjës. “Nuk mendoj se lojtari më i rrezikshëm i Spanjës është David Vija”, pohoi mesfushori holandez i Bajernit të Munihut. “Duhet t’i kushtojmë më tepër vëmendje Ksavit dhe Injestës. Janë këta të dy që vënë në funksion lojën e të gjithë skuadrës dhe që shërbejnë Vijën. Nuk duhet t’i lëmë hapësira veprimi, duhet të mbyllim të gjitha hapësirat”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›