E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platini në spital. UEFA: E ka nga stresi

Sëmundja

Mishel Platini i ka shqetësuar të gjithë për gjendjen e tij shëndetësore. Gjatë një darke me dy trajnerët Zherard Hulie dhe Endi Roksbrug dhe zyrtarin e FIFA-s, Alen Leblang, presidentit të UEFA-s i ka rënë të fikët. Ai ra nga karrigia, ndërsa të gjithë dyshuan për infarkt në zemër. Platini u dërgua menjëherë në spitalin e Johanesburgut, ku kaloi natën. Gjendja e francezit u përmirësua, madje ai doli nga spitali, ndërsa UEFA konfirmoi se bëhej fjalë vetëm për gjendje gripale, e cila u përkeqësua nga stresi dhe lodhja e këtyre ditëve.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›