E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionatet evropiane. Triumfon Lion. Twente ne krye

Olympique Lyon i ka dhënë fund ecurisë pozitive të Montpellie në këtë sezon, duke mundur 2-1 kryesuesit e kampionatit francez në një ndeshje të shkëlqyer për skuadrën e drejtuar nga Remi Garde. Pjesa e parë e sfidës do të ishte e ekuilibruar, por megjithë përpjekjet e dy skuadrave rezultati do të qëndronte i pandryshuar.

Me rikthimin në fushë, Lyon do të gjente avantazhin me Pjanic, i cili pas një harkimi të Bastos do të ndalte topin në rrjetë. Reagimi i Montepellie nuk do të mjaftonte për të barazuar rezultatin, ndërsa vendasit do të gjenin dhe golin e dytë me Pied, duke arshivuar përfundimisht fitoren në këtë sfidë.

Ndeshja do të mbyllej me golin e miqve, por me vlera vetëm statistikore, pasi Lyon do të arshivonte suksesin për t’u ngjitur në vendin e dytë të klasifikimit të Ligës 1.

Në kampionatin hollandez Twente ka marrë sërish kreun e klasifikimit pas fitores së thellë 4-1 kundër skuadrës Venlo, e cila deëbuton këtë sezon në kategorinë e parë. Gjithçka e thjeshtë për formacionin vendas, që do të vuloste fitoren që në pjesën e parë. Ruiz, De Jong dhe Janko do të vrisnin ndeshjen, duke bërë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Venlo me golin e Musa.

Fitorja e Twentes do të kthehej në goleadë me rrjetën e Janko në pjesën e dytë, ndërsa nënkampionët e sezonit të shkuar kanë marrë kryesimin e kampionatit hollandez të futbollit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›