Kthehet Mourinho Reali do te fitoje titullin

Trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho ka lënë për momentin ironinë dhe përballjet verbale me mediat, duke u përqëndruar te debutimi në sezonin e ri të kampionatit spanjoll të futbollit, ku skuadra e tij ka si objektiv përmbysjen e mbretërimit të Barcelonës në Primera Division. Tekniku portugez është shprehur optimist se madrilenët do të jetë dominues në këtë kampionat.
"Kemi zhvilluar një fazë përgatitore të shkëqyer dhe skuadra ka treguar një formë të mirë. Këtë e konfirmoi edhe në dy finalet e Superkupës. Po luajmë më mirë se sezonin e shkuar dhe jam i bindur se në këtë kampionat Reali i Madridit do të jetë skuadra për t’u mundur”, ka bërë të ditur Jose Mourinho.
Portugezi nuk mund të evitonte pyetjet në lidhje me të ardhmen e brazilianit Rikardo Kaka, një nga emrat më të përfolur në këtë merkato. Megjithë zërat për një largim të mundshëm të futbollitit, Mourinho ka hedhur gjithcka poshtë, duke thënë se ai do të qëndrojë te Reali i Madridit.
“Rikardo është një lojtar i shkëlqyer dhe për këtë arsye në çdo merkato emri i tij del në skenë. Kam dëghjuar shumë gjëra, por raporti im me të është shumë I mirë. Unë besoj te ai dhe jam i lumtur që do të qëndrojë”, kam përfunduar Mourinho, i cili rrezikon një pezullim të gjatë nga Liga Spanjolle e Futbollit, për shkak të incidenteve në finale e dytë të Superkupës.
Nertan Prifti