E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boateng shpreson te Bayerni

Nga Express më 23 qershor 2011 në ora 21:13

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Jerome Boateng ende shpreson për transferim në Bayern Munich.

Boateng, 22 vjeç, nënshkroi për Cityn nga Hamburg vitin e kaluar, por pas një sezoni debutues të shkatërruar nga lëndimet, ai nuk ishte në gjendje të zë vend në formacionin bazë.

City ka shprehur dëshirë të mbajë futbollistin dhe kërkon 20 milionë euro, por Boateng shpreson se mund të arrijë marrëveshje për transferim në Bayern.

“Besoj se mund të arrijmë një marrëveshje. Duhet të kem durim”, tha Boateng për Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›