E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forlan shënon pas 609 minutash

Sulmuesi Diego Forlan shënoi për herë të parë pas 609 minutash lojë, dujke realizuar dy herë për skuadrën Internacional di Porto Alegre që mposhti Flamengon me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e xhiros së 21-të të Kampionatit Brasilaerao.

Forlan iu bashkua Internacionalit gjatë afatit kalimtar të verës pas shkëputjes së kontratës me Interin dhe përfundoi pritjen e gjatë për gol.

Flamengoi kaloi i pari në epërsi nëpërmjet Vagner Love, por Internacional reagoi me golat e Forlanit, Josimar dhe Leandro Damiao për fitoren e thellë 4-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›