E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toni shpërblehet nëse shënon 15 gola

Fiorentina dëshiron të motivojë në mënyrën më të mirë të mundshme përforcimin e ri Luca Toni.

Sipas uebfaqen, Tuttomercatoweb.com, klubi i ka premtuar Tonit shpërblim prej 250 mijë eurosh nëse ai arrin të përfundojë sezonin në Serie A me së paku 15 gola të realizuar.

Toni u rikthye te Fiorentina në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës nga skuadra arabe Al-Nasr duke nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2013 me të cilën do të përfitojë rreth 500 mijë euro në sezon.

35 vjeçari është golashënues i dëshmuar në Serie A ku përveç Fiorentinës ka luajtur edhe në skuadra si Palermo dhe Juventus.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›