E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zanetti i beson Interit

Javier Zanetti e pranon se Interi ka edhe shumë punë për të bërë pas humbjes 3-1 të dielën mbrëma nga Roma në kuadër të xhiros së dytë në Serie A.

Nerazzurrët e filluan sezonin e ri me fitore 3-0 në Pescara por u mposhtën në shtëpi nga Giallorossët. Megjithatë, Zanetti beson se skuadra duhet dhe do të përmirësohet. “Jemi ende në fillim. Duhet të zhvillohemi dhe korrigjohemi”, deklaroi Zanetti për Inter Channel.

“Kanë ardhur shumë futbollistë të rinj dhe duhet të përmirësojmë bashkëpunimin në mënyrë që të fitojmë sërish”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›