Tifozi provokon Balotellin

Sulmuesi italian i Manchester Cityt, Mario Balotelli, nuk është duke kaluar një moment të mirë në karrierën e tij, për shkak të incidenteve të shumta që kanë ndodhur në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.
Një i tillë i ka ndodhur ish-sulmuesit të Interit ditën e djeshme, kur një person, që me siguri do të ketë qenë tifoz i Manchester United, e ka fyer Balotellin, duke i treguar gishtin e mesit.
Shkak për këtë është bërë një parkim i gabuar i sulmuesit Italian, shkruajnë mediat angleze.
Ndërsa italiani nuk ka reaguar ndaj këtij provokimi.