E Diel, 1 Nëntor 2026

Planet e fshehta franko-britanike për ndarjen e Shqipërisë



Vijon nga numri i kaluar

UASHINGTON – Në vijim është teksti i mesazhit të dërguar më 19 Janar nga Sekretari i Shtetit, ku kërkohet pikëpamja e qeverive britanike dhe franceze, duke marrë përsipër të zgjidhë çështjet e Adriatikut dhe atë Ruse përpara se të përcaktoheshin pikëpamjet e qeverisë amerikane. Uashington, 19 Janar 1920:
“Dëshiroj të nis me zotin Clemenceau dhe Zotin Llojd Xhorxh çështjen e shtruar të problemeve italiane dhe ruse që kishin trajtuar dhe konstatuar problemin e tyre. Shtetet e Bashkuara janë për paraqitjen e pozicionit që ka në nxitjen e çështjes përpara se të shprehet pikëpamja amerikane”. Siç duket Zoti Clemeanceau dhe Zoti Llojd Xhorxh kanë sjellë vetëm pikëpamjet e qeverive italiane dhe jugosllave përpara se të përcaktojë pikëpamjet e saja qeveria e Shteteve të Bashkuara. A është synimi i qeverive britanike dhe franceze në të ardhmen të zgjidhin çështjet e ndryshme që janë ende varur në Europë dhe të përcjellin rezultatet tek qeveria e Shteteve të Bashkuara? Ekzistojnë disa detaje në lidhje me marrëveshjen e propozuar të Fiumes, të cilat Zoti Clemenceau dhe Zoti Llojd Xhorxh duan ti realizojnë pa qenë të pranueshme nga presidenti.
“Siç ajo ishte nxjerrë në pah nga Sekretari Amerikan i Shtetit Polke, përpara largimit të tij, çështja Dalmate dhe të tjerat, mund të trajtohen përmes kanaleve të rregullta diplomatike dhe fakti se ju nuk jeni ngarkuar me fuqi të plota mund të mos ketë lidhje me çështjen”. Siç nuk mund të dërgohen zyrtarë amerikanë tek këto takime, mund të kenë autoritet të njëjtë si kryeministra të tre qeverive, të përfshira në çështje; kjo është e pamundur për qeverinë e Shteteve të Bashkuara që të jetë e përfaqësuar në takimin e kryeministrave.
“Lansing”
Qëndrimi franko-britanik i 23 janarit
“Shkëlqesia e tij, Ambasadori Britanik paraqiti urimet e tij tek zotëria e tij, ambasadori i Shteteve të Bashkuara se kishte nderin të theksonte se ai ka qenë i ngarkuar nga Zoti Lllojd Xhorxh dhe Zoti Clemenceau ti përcjellë zotit Wallace telegramin e mbyllur të përgatitur nga Zoti Lllojd Xhorxh dhe Zoti Clemenceau para largimit të tij. Në përgjigje të telegramit nga Lansing, të cilin Wallace ia kaloi Zoti Lllojd Xhorxh dhe Zoti Clemenceau më 20 janar, Lord Derby do të jetë i gëzyar nëse telegrami i mbyllur tani mund ti transmetohet zoti Lansing sa më parë të jetë e mundur”.
Telegrami thotë si vijon”
“Kryeministrat e Francës dhe Britanisë i kanë kushtuar vëmendjen e tyre të kujdesshme t’iu komunikojnë memorandumin atyre përmes ambasadorit amerikan në lidhje me negociatat ruse dhe italiane. Për çështjen ruse, ata kishin dërguar më parë një qëndrim të pikëpamjeve të tyre për konsideratën e Shteteve të Bashkuara, duke i ftuar për konsensus dhe bashkëpunim.
Për çështjen italiane, mungesa e pranisë së Shteteve të Bashkuara nuk ka pasur lidhje asnjëherë me qeveritë britanike dhe franceze, e aq më tepër aktualisht; dhe ata nuk kanë humbur asnjëherë vëmendjen e pikëpamjes amerikane rreth kësaj çështje në zgjidhjen e drejtë, në të cilën varet kryesisht e ardhmja e botës. Qeveritë e Britanisë, Francës dhe Japonisë nuk kishin pasur synim të ndërmerrnin një zgjidhje përfundimtare të çështjeve të ngritura pa siguruar më parë pikëpamjet e qeverisë amerikane. Për këtë, ata zbehën çështjen e Adriatikut deri në pikën, sa e kishin lënë mënjanë për Uashingtonin, pas largimit të Sekretarit të Shtetit Polke.
Niti përcolli propozime të qarta në modifikimin e memorandumit të përbashkët dhe ia kaloi Zotit Scialoja, duke u bazuar në kërkesën e 9 dhjetorit të vitit 1919, të bërë nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania e Madhe në Asamblenë e Konferencës së Paqes dy javë më parë. “Zoti Clemenceau dhe Zoti Llojd Xhorxh rifilluan menjëherë bisedimet mes qeverisë italiane dhe përfaqësuesve të Jugosllavisë dhe arritën përfundimisht tek ajo që ata e konsideronin një marrëveshje, e cila ishte pranimi më i mirë i mundshëm i pikëpamjeve të jugosllavëve dhe italianëve. Detajet e kësaj ujdie i janë shtuar marrëveshjes. Qeveritë e Francës dhe Britanisë janë gati të mendojnë se veçanërisht çdo pikë e rëndësishme e Memorandumit të përbashkët të 9 dhjetorit të vitit 1919 të mbeten të paprekura dhe deri tani kishte qenë nënshkruar vetëm nga kryeministri i Italisë. Vetëm dy detaje pësuan ndryshime dhe të dyja janë avantazhe pozitive për Jugosllavinë:
1- Zhduket shteti i lirë i Fiumes, i cili kishte mundur të ndajë 200 mijë jugosllavë nga atdheu i tyre. ¾ e këtij populli bashkohet me Jugosllavinë. Një burim intrige dhe konflikti i vazhdueshëm është bërë menjëherë me këtë rast dhe nëse nga ana e Jugosllavisë ka dakordësi të transferojnë territorin tek Italia, duke përfshirë rreth 18 mijë jugosllavë në vend të atyre që tashmë përfshihen në propozimet e Uillsonit; peshkorja duket qartësisht se është të përfitojë Jugosllavia. Fiume bëhet një shtet i pavarur nën garancinë e Lidhjes së Kombeve dhe autoriteti i Lidhjes së Kombeve bëhet pjesë absolute dhe e menjëhershme në interesat e të gjitha palëve që janë të lidhur me të.
2- Në drejtim të Shqipërisë, një përpjekje ishte bërë për të kënaqur kërkesat e domosdoshme të të gjitha palëve të përfshira në këtë çështje. Detajet e administrim të këtij vendi akoma nuk janë trajtuar nga Jugosllavia, Italia dhe Greqia, por deri në mbylljen e kësaj pune, shihet se nuk mund të lihen mënjanë ndjenjat dhe interesat e ardhshme të popullit shqiptar dhe çdo përpjekje do të bëhet që të zbatojë marrëveshjet në konsultim të plotë me ta. Qeveritë e Francës dhe Britanisë konsiderojnë se zgjidhja e ndershme e saj është një çështje e vështirë dhe e rrezikshme dhe ka informuar qeveritë italiane dhe jugosllave se në rast se kjo nuk do të pranohet, ata do të jenë të orientuar të mbështesin zbatimin e Marrëveshjes së Londrës, prej së cilës nuk gëzohet askush.
“Kishte qenë një përfaqësimi i plotfuqishëm i qeverisë së Shteteve të Bashkuara në Paris, gjë që zoti Clemenceau dhe zoti Llojd Xhorxh mund ta kenë mirëpritur përzemërsisht bashkëpunimin e plotë të saj në këtë negociatë, por në mungesë të ndonjërit që mund të flasë në emër të Shteteve të Bashkuara dhe në pamjen e rëndësisë jetike të arritjes tek zgjidhja e çështjes, e cila kishte ndezur Europën Juglindore për më shumë se dy vjet; dhe e cila, nëse do të përgatitej menjëherë, jo vetëm mund të pengojë riparimin dhe rindërtimin e dy vendeve të rrënuara krejtësisht nga lufta, por mund ti çojë sërish në luftë. Kryeministrat e Francës dhe Britanisë së Madhe ndjejnë se nuk ishte hapur asnjë linjë tjetër tek ata, por vetëm të vijojnë të rregullojnë sa më qetësisht të jetë e mundur vështirësitë midis dy vendeve të tyre aleate, në konsultim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të dyja këto vende, përderisa ata ishin të gjithë së bashku në Paris. Në realizimin e kësaj, ata nuk kishin synuar të tregonin harbutëri të vogël ndaj qeverisë së Shteteve të Bashkuara, apo të kishin dëshiruar ta mbanin të fshehtë për më vonë në çdo mënyrë. Në të vërtetë ata janë siguruar se presidenti nuk do të ketë dëshiruar që ata të ndërmarrin domosdoshmërisht një zgjidhje të mundshme gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit të kryeministrave në Paris, përmes shtrimit të çdo faze të negociatave që mund ti përcilleshin Uashingtonit për të nxitur pëlqimin e tij për propozimet, kur ai të mos kishte dëgjuar argumentet dhe të mos bisedojë rreth çështjeve të shtruara. Në gjykimin e tyre, plani i vetëm ishte të vijonin me bisedimet, sa më shpejt të jetë e mundur, dhe të parashtrojnë rezultatet tek qeveria e Shteteve të Bashkuara sa më shpejt për të përmbyllur konkluzionin që kishte qenë arritur.
Wallace

Shkrimi është publikuar më 26 shkurt 1920 në “The New York Times
Titulli është redaksional
Përgatiti Albert Gjoka

Në numrin e ardhshëm do të lexoni

Si reagoi presidenti Uillson për planet e fshehta franko-britanike

Kreu i SHBA-ve dërgon një shkresë tek kryeministrat e Londrës dhe Parisit më 10 shkurt të vitit 1920
Cili ishte reagimi i presidentit Uillson dhe çfarë propozonte ai për zgjidhjen e çështjes së Adriatikut
Refuzohet plani për ndarjen e territorit shqiptar nga tre vendet fqinje; Serbia, Italia dhe Jugosllavia

Për më shumë na ndiqni në numrin pasardhës

26 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›