E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP/ Pedrosa in “pole position” në Gjermani

Daniel Pedroza me Hondën e tij ia arriti të fitojë "pole position" në garat kualifikuese në Cmimin e Madh të Gjermanisë për klasin e motorave MotoGP. Spanjolli e kishte dhënë sinjalin për një fitore të mundshme qysh në provat e lira. Në vendin e dytë do të jetë Roberts dhe në të tretin Niki Hajden.
Pedroza arriti një kohë prej 1`21``815, duke qenë më i shpejtë se Keni Roberts me 1`21``907. Hayden, i treti me kohën 1`22``083.
Valentino Rosi zhgënjeu sërish duke arritur në vendin e 11-të pas një garë shumë të varfër.
Në vendin e pestë dhe të gjashtë u renditën Loris Kapirozi dhe Sete Zhiberanau, ndërsa Marko Melandri në vendin e gjashtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›