Formula 1, Baton triumfon në Australi, Fetel i dyti
SIDNEJ-Xhenson Baton ka fituar garën e parë sezonale në Formula 1, duke triumfuar në cirkuitin e Albert Park, në Australi. Piloti i MekLaren bëri një start të shkëlqyer të garës, duke parakaluar shokun e tij të skuadrës Ljuis Hamilton që në kthesën e parë dhe duke u shkëputur nga pjesa tjetër e grupit. Ndërkohë, vendi i dytë për kampionin e botës Sebastian Fetel, që arriti të rikuperonte 4 pozicione nga starti. Gjermani ka treguar se mbetet sërish kompetitiv, megjithë vendin e gjashtë që zuri në provat e së shtunës. I treti u rendit Ljuis Hamilton me MekLaren, ndërkohë që pas tij piloti australian i Red Bull, Mark Veber. Fernando Alonso ndërkohë ka dhuruar spektakël, duke zënë vendin e pestë edhe pse u nis i 12-ti. Spanjolli ka bërë disa parakalime precize dhe në fund i është gëzuar një pozicioni të pamenduar në nisje. I gjashti u rendit japoneze Kobajashi, që la pas finlandezin Kimi Raikonen, piloti i cili është rikthyer në Formula 1 me makinën Lotus.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)