E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët: Muamba pësoi atak, është në gjendje kritike

LONDER-Mbetet ende kritike situata e mesfushorit të Boltonit Fabris Muamba, që të shtunën u rrëzua në fushë në gjendje të rëndë. Lojtari ndodhet i shtruar në një spital të Londrës, që sot ka konfirmuar se ai ka pësuar një atak kardiak gjatë ndeshjes me Totenhemin për Kupën e Anglisë.

“Fabris do të qëndrojë në terapi intensive të paktën edhe për 24 orë, duke u vëzhguar nga afër nga kardiologët”, bëri të ditur London Chest Hospital. Në fakt, mjekët ende nuk japin garanci për jetën e futbollistit 23 vjeçar me origjinë nga Kinshasa dhe që zotëron pasaportën angleze. Ai u rrëzua në fushë në minutën e 41-të të ndeshjes me Totenhemin dhe mjekët arritën ta kthenin në jetë me anë të defibrilatorit, për ta dërguar më pas me urgjencë në spital. Ndërkohë, tifozët anglezë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Muamba, ndërsa mesfushori i Juventusit Andrea Pirlo ia dedikoi atij golin ndaj Fiorentinës të shtunën në mbrëmje.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›