Formula 1, Niko Rosberg fiton garën e Silverston në Angli
TIRANE-Kur u mendua se Sebastian Vetel do të ishte sërish fitues, ka ndodhur ajo që pak e kishin parashikuar, teksa motori i Red Bull u fik dhe kampioni në fuqi u detyrua të tërhiqej.
Nga kjo ka përfituar Niko Rosberg, që ka zënë vendin e parë, duke triumfuar në garën e Silverstonit në Angli. Por Red Bull është ngushëlluar me vendin e dytë, teksa e ka zënë Mark Veber. Ndërsa në vend të tretë ka dalë Fernando Alonso i Ferrarit, që në pak xhiro ka bërë mrekullinë, duke parakaluar plot 4 pilotë dhe nga vendi i shtatë, zuri vendin e tretë. Pas tij është renditur Luis Hamilton dhe të tjerët më pas.
(d.b/BalkanWeb)