E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama e Thaçi takohen në Zagreb

TIRANË -Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ndodhet në Zagreb për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e antarësimit të Kroacisë në Bashkimin Europian.

Gjatë qëndrimit atje, Rama ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhej në Zagreb me të njëjtin qëllim.

Lajmin për këtë takim e ka konfirmuar vetë kreu i PS-së, Rama, teksa shkruan në faqen e tij në rrjetin social 'Twitter'. Kroacia zyrtarizon anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian, ditën e hënë më datë 1 Korrik.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›