Nuk viziton Partizanin, Bariç "frike" nga kolegu Bajko?

Edhe pse ishte lajmëruar se trajneri Oto Baric do të ndiqte nga afër stërvitjen e skuadrës së Partizanit, kroati nuk e ka bërë këtë. Arsyet ende nuk janë të njohura, por gjasat lidhen me ndonjë angazhim urgjent të trajnerit 74-vjecar, por edhe ndoshta mospatjen e dëshirës pas ndonjë këshillimi (nga lart) të ndonjë bisede të pavitueshme me ish-trajnerin e Kombëtares dhe aktual të Partizanit, Neptun Bajko. Burime afër tij, pohojnë se tekniku ka vendosur të ndjekë takimin e Lushnja-Partizani për Kupën e Shqipërisë, ndeshje që do të luhet nesër në orën 14.00 në "Roza Haxhiu". Te Partizanin luajnë Dorian Bylykbashi, Ardit Beqiri, Henri Ndreka që më parë kanë qenë kontigjent i Kombëtares dhe kanë në statistikat e tyre minimalisht nga dy ndeshje ndërkombëtare.
Franc Hoxha