E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e Kadillit Rama bllokoi varrezat ne Sharre

Hapësirat e pamjaftueshme në Sharrë dhe bllokimi i varrezave në këtë zonë janë dënuar dje nga deputeti i PD, Fatbardh Kadilli i cili bën përgjegjës direkt për këtë Bashkinë e Tiranës. Kjo e fundit, është e detyruar me ligj të administrojë këto hapësira dhe shërbime.

“Prej disa muajsh në kryeqytet funksionon vetëm një varrezë publike, ajo e Tufinës pasi me një urdhër të kryebashkiakut Edi Rama, në shtator të vitit 2010, varreza e Sharrës u mbyll për mungesën e hapësirave. Bashkia e zotit Rama ka dështuar për t’i shërbyer qytetarit edhe atë që është shërbimi më human më i domosdodhëm ndaj një qytetari të Tiranës. Ka ardhur koha të largojmë këtë kryebashkiak, t’i japim fund këtij skandali pasi nuk na duhet një kryebashkiak që merret me axhendën e vetë politike, por një që merret me Tiranë”- tha Kadilli.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›