Formula 1 Vettel ka frike nga rivalet

Kampioni i botës në fuqi Sebastian Vettel ka bërë të ditur se prêt një betejë të fortë në gjysmën e dytë të këtij botërori të Formula 1. Piloti gjerman i skuderisë Red Bull kryeson renditjen e përgjithshme me 80 pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës Mark Ëebber, por kjo diferencë nuk e lejon të ndiehet i sigurt sidomos pas triumfit të Fernando Alonsos me Ferrari në garën e fundit për Cmimin e Madh të Anglisë.
"Duke iu referuar sezonit të fundit, por edhe garave të zhvilluara deri tani shumë gjëra kanë ndryshuar. Ka më shumë ekuilibër në pistë, ndërsa kjo u pa edhe në garën e fundit. Mendoj se pjesa e mbetur5 e botërorit do të jetë më e rivalizuar dhe në të njëjtën kohë më e bukur’, ka thënë Vettel. Pasi u rendit i dyti në pistën angleze, piloti I Red Bull kërkon të kthehet te fitorjha këtë fundjavë në Çmimin e Madh të Gjermanisë, që do të zhvillohet në pistën e Nurburgringut.
“Gjatë kësaj kohe kemi punuar shumë për të përmirësuar makinën. Kjo është një nga p[istat e mia të preferuara dhe jam optimist se do të marrim maksimumun në këtë garë”, ka përfunduar Sebastian Vettel, i cili sezonin e fundit hyri në histori si piloti më i ri që fiton titullin kampion bote në Formula 1.
Nertan Prifti