Fotot e Beatles 50 shkrepjet u shiten 51 mije

Pesëdhjetë fotografi bardhë e zi dhe nostalgjia për Bitellsat, që nuk mbaron kurrë, ka qenë kombinimi fitues për Mike Mitchel, në kohët e vështira të recesionit ekonomik. Fotot e papublikuara kurrë më parë, të shkrepura gjatë koncerteve të para të Beatles në Shtetet e Bashkuara, nga Mitchel në atë kohë një adoleshent 18-vjeçar, arritën të shiten në ankandin e shtëpisë njujorkeze Kristi për një çmim 361 mijë dollarë.
Fotot janë ruajtur për 45 vjet me radhë në një kuti kujtimesh, dhe dokumentojnë kronikat e shfaqjeve të grupit të famshëm të rrokut, në Uashington DC dhe Baltimorë. Por jo vetëm anëtarët e grupit, por edhe histerinë e turmave në delir që prisnin mbërritjen e djelmoshave anglezë.
I prekur nga recesioni botëror, Mitchel vendosi se ishte koha t’u fshinte pluhurin arkivës së tij të kujtimeve dhe të shiste fotot, duke shpresuar një ccmim shumë më modest. E kotë të thuash sa shumë u gëzua ai nga shitja dhe përgjigja pozitive që mori për punën e tij të para 45 vjetëve.
Kryevepra e tij ishte një foto e anëtaërve të grupit e marrë nga pas skene, nën një rreze të hollë drite, e cila u shit për 68 mijë e 500 dollarë. Ndërsa një imazh i Paul Mcartney-t dhe John Lennon duke kënduar së bashku në skenë u shit për 30 mijë dollarë.
Juli Prifti