Formula 1, e shumëpritur

Që disa vite pritja nuk ishte më e madhe. Për sfidat e deklaruara ndërmjet tifozëve, për rikthimin e njeriut që ka fituar më së shumti në histori të Formula 1, për ekuilibrin ndërmjet skuadrave pjesëmarrëse. Botërori i Formula 1, që do të fillojë të dielën në Bahrain, do ta shpjegojë më mirë përballjen ndërmjet pilotëve dhe skuterive të këtij sporti atraktiv.
Ekipet që do të luftojnë për titull në letër janë katër. Fillojmë nga Ferrari e McLaren. I pari kërkon këndelljen pas një viti të vështirë, duke e blerë pilotin e shquar Fernando Alonso dhe të rikthyerin Felipe Massa, që duket mjaft i motivuar. I dyti i ka bashkuar në ekip dy kampionët e fundit të botës; Jenson Button dhe Lewis Hamilton.
Më pas është Mercedes, i cili e riktheu legjendën Michael Schumacher, që do ta ketë shok skuadre pilotin Nico Rosberg. Por, aty gjendet edhe Red Bull, i cili edhe pse nuk ndërroi pilotët, Sebastian Vettel e Mark Webber, synon titullin.
Por, as befasitë nuk mungojnë. Williams-Cosworth, që llogarit në Rubens Barrichellon dhe debutuesin Nico Hulkenberg, Renault i Robert Kubica e Vitaly Petrov dhe Sauber-Ferrari, që do të mbështetet te dyshja e pilotëve Pedro de La Rosa e Kamui Kobayashi.