Plot të këqija

Vendimi i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për shtyrjen e fillimit të stinorit pranveror, për trajnerin me licencën profi të UEFA’s, Gani Sejdiun, përmban vetëm një gjë të mirë, por me shumë elemente negative.
Sipas ish trajnerit të Trepçës dhe të Kosovës së Vushtrrisë, vendimi për shtyrjen e fillimit të stinorit pranveror do të ndikojë vetëm në ruajtjen e fushave të futbollit dhe asgjë më shumë.
“Ky vendim mendoj se e ka vetëm një element pozitiv. Me këtë vendim mund të ruhen fushat deri diku, por asnjë element tjetër të mirë mendoj se nuk përmban. Përkundrazi, vendimi për shtyrjen e kampionatit nën vete përmban elemente shumë negative”, deklaroi Sejdiu për Express, i cili njëherësh është anëtar i Këshillit Profesional të FFK-së.
Ish kryetrajneri i Trepçës ‘89 pohoi se vendimi për shtyrje të edicionit pranveror mund të ndikojë që garat kampionale ta humbin seriozitetin të cilin duhet ta kenë. Ai përmendi disa elemente negative, të cilat mund të reflektojnë nga kjo shtyrje.
“Shtyrja sjell shumë elemente negative. Për shembull: Ekipet mund ta humbin kontinuitetin, të cilin e kanë arritur gjatë fazave përgatitore. Tek ekipet, përkatësisht te lojtarët, mund të humb edhe motivi për lojë, por edhe tek opinioni, tek tifozët e skuadrave mund të zgjojë nervozizëm me pritje të gjatë”, pohoi ai.
“Por, janë edhe shumë elemente të këqija, të cilat mund t’i sjellë kjo shtyrje e të cilat mund të ndikojnë që edhe kampionati ta humb seriozitetin që duhet ta ketë”, theksoi Sejdiu.
Sipas tij, garat kampionale është dashur të fillojnë në kohën e paraparë dhe nuk është dashur të shtyhet fare fillimi i gjysmë-sezonit të dytë i Raiffeisen Superligës.
“Garat është dashur të nisin. Kanë mundur që të shtyhen vetëm ato ndeshje ku fushat nuk do ta mundësonin zhvillimin e saj, në rast se topi nuk kishte me ecë nga balta. Kurse ndeshjet tjera kanë mundur të zhvillohen. Edhe në Shqipëri fushat janë në gjendje jo të mirë, por ndeshjet nuk shtyhen, përveç se nëse nuk ec topi”, përfundoi Sejdiu.
Stinori pranveror ishte paraparë të nisë të dielën që lamë pas, por Komisioni i Garave i FFK-së vendosi që ajo xhiro të shtyhet për tri ditë më vonë, pasi kështu kishin kërkuar edhe shumica e klubeve kosovare. Mirëpo, ajo shtyrje u zgjat edhe për katër ditë tjera nga Komisioni i Garave, pas borës që ka rënë të hënën.