Kërkon mobilizim

Valon Behrami mendon se West Ham United fundjavën që shkoi e ka shfaqur njërën prej ndeshjeve më të dobëta në dy vjetët e fundit. Hammers pësuan humbje të shtunën me rezultat 2:1 në stadiumin e vet Upton Park nga Bolton.
Sipas mesfushorit 24 vjeç, kjo humbje ia vështirëson punët menaxherit Gianfranco Zola.
“Ishte njëra prej ndeshjeve më të këqija me trajnerin Zola në dy sezonet e fundit. Ishe një zhgënjim i madh. Ne e lëshuam një mundësi të mirë, ndërsa tash do të jetë shumë, edhe më shumë vështirë”, insiston 24 vjeçari.
Për West Ham u turbulluan gjërat sërish, pasi që klubi londinez gjendet vetëm tri pikë larg zonës së ekipeve të rrezikuara, 10 ndeshje pa përfunduar sezoni. Secila nga këto ndeshje do të jetë si finale për djelmoshat e Zolas.
Në javët e ardhshme, ky ekip do të jetë mysafir i Chelseas dhe i Arsenalit, gjë që i vështirëson edhe më shumë gjërat. Por, Behrami beson se Hammers kanë kapacitet të prodhojnë “diçka speciale”, që t’i shmangen më të keqes – rënies nga Premierliga.
“Çdo futbollist duhet ta japë 100 përqindëshin në aspektin mental dhe fizik. Nëse vetëm një futbollist e jep 80 përqindëshin nga vetja, ne nuk mund të fitojmë”, shtoi përfaqësuesi zviceran.
Ai insiston se West Ham duhet ta ndryshojë qëndrimin, pasi angazhimi nuk mungon. “Nëse i shikojmë statistikat, ne vrapojmë më shumë se skuadrat tjera, por e përsëris, gjëja kryesore është mentaliteti. Nëse bën gabime teknike, duhet të punosh që t’i përmirësosh ato. Është e lehtë, vetëm duhet të punosh fort”, tha ish mesfushori i Lazios.
“Por, problemi mental është më i madhi. Është e vështirë të punosh për të. Koha po bëhet e shkurtër. Ne duhet të ndryshojmë diçka sepse situata për ne nuk është e mirë”, vazhdoi ai.
Edhe në bazë të statistikave, del se problem kryesor i West Ham është mentaliteti. Ky ekip nuk e ka fituar asnjë ndeshje këtë sezon, kurse ka pësuar gol i pari. Paraqitja më e mirë e West Ham këtë sezon ishte kundër Arsenalit, kur po humbte 2:0, ndërsa në fund e barazoi 2:2.