Formula 1, fiton Raikonen
Në garën e zhvilluar sot në orën 14:00 për çmimin e madh të Belgjikës në pistën e Spa Frankoshamps, finlandezi bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke i dhënë Ferrarti fitoren e parë në këtë sezon dhe të parën që prej çmimit të madh të Brazilit në fund të sezonit të kaluar.
Pas tij, me vetëm një sekondë diferencë, u rendit italiani Xhankarlo Fizikela me Force India. Podiumi plotësohet me pilotin gjerman të Red Bull, Sebastian Vetel.
Kryesuesi i kampionatit, Xhenson Baton dhe britaniku Ljuis Hamilton pësuan aksident në fillim të garës, duke mos marrë asnjë pikë.
Gara e radhës është ajo për çmimin e madh të Italisë në Monza, e cila do të zhvillohet në datë 13 shtator.
Kur kamë mbetur edhe 5 gara nga fundi i këtij botërori të Formula 1, Xhenson Baton me Braun GP kryeson renditjen e përgjithshme të pilotëve me 72 pikë, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Rubens Barikelo me 56 pikë.